Mbi 175 mijë viza u janë anuluar shtetasve të huaj që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, bëhet fjalë për persona që dyshohet se kanë shkelur kushtet e vizës, kanë kryer krime, kanë mashtruar autoritetet amerikane, kanë abuzuar me sistemin e emigracionit ose janë konsideruar rrezik për sigurinë kombëtare. Autoritetet amerikane thonë se shumë prej tyre kishin pasur probleme me drejtësinë për akuza si drejtim mjeti në gjendje të dehur, sulme fizike, vjedhje, vepra të lidhura me drogën, dhunë në familje, abuzim me fëmijët dhe mashtrim. Në listën e rasteve të publikuara përfshihen edhe persona të akuzuar për përdhunim, trafikim dhe shfrytëzim seksual të një të miture. LEXO edhe...SHBA: Raund të ri negociatash midis Izraelit dhe Libanit në Romë, bisedimet do të mbahen në fillim të shtatorit Sipas Departamentit të Shtetit, Sekretari Marco Rubio ka vendosur gjithashtu që disa shtetas të huaj të dëbohen për arsye që lidhen me politikën e jashtme. Mes tyre përmenden një shtetas kuban i lidhur me një fushatë ndikimi të Havanës, shtetas iranianë me lidhje me qeverinë e Teheranit dhe një shtetas kuvajtian i akuzuar për deklarata armiqësore ndaj presidentit të SHBA-së. Në një tjetër rast, një ambasadë amerikane në Afrikën e Veriut anuloi më shumë se 100 viza të prindërve që, sipas autoriteteve, udhëtonin në SHBA kryesisht për të lindur fëmijët atje, me qëllim që ata të fitonin shtetësinë amerikane. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, numri i vizave të anuluara që nga rikthimi i Trump është rreth katër herë më i lartë se gjatë vitit të fundit të administratës Biden. U.D/ReportTv.al viza amerikane SHBA departamenti amerikan i shtetit Shtepia e Bardhe donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.9% Jo 48.5% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 2656 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

