Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 12-ën ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me bashkinë e Lushnjës: Të bëjmë rezistencë!


Banorët e Divjakës kanë dalë sërish sot, për të 12-ën ditë në protestë, për të kundërshtuar propozimin e PS për hartën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja e Bashkisë Divjakë me Lushnjën. Edhe mbrëmjen e sotme, ata pak protestues që mbajtën fjalime, kërkuan që protestës t’i bashkohet edhe administrata e bashkisë, por edhe qytetarë të tjerë, për të ushtruar sa më shumë presion mbi qeverinë q

Banorët e Divjakës kanë dalë sërish sot, për të 12-ën ditë në protestë, për të kundërshtuar propozimin e PS për hartën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja e Bashkisë Divjakë me Lushnjën. Edhe mbrëmjen e sotme, ata pak protestues që mbajtën fjalime, kërkuan që protestës t’i bashkohet edhe administrata e bashkisë, por edhe qytetarë të tjerë, për të ushtruar sa më shumë presion mbi qeverinë që të tërhiqet nga projekti. LEXO edhe...Reforma territoriale, Ilir Meta kundër shkrirjes së Fushë-Arrëzit: Po goditet bashkia e drejtuar nga opozita! Orikumi të 'shkëputet' nga Vlora “Të bëjmë rezistencë për Divjakën tonë. Protestuesit janë penguar dhe u është bërë presion për të mos marrë pjesë në protestë”, tha një prej qytetarëve. Mbrëmjen e së martës, krahasuar me ditët e tjera si numri i protestuesve dhe po ashtu edhe i folësve ka qenë më i paktë. Pas përfundimit të fjalimeve në shesh, protestuesit vijuan me ritualin e përnatshëm të marshimit në rrugët e qytetit. Gjatë marshimit, ata iu bënë thirrje edhe banorëve të tjerë, për t’ju bashkuar protestës. Kujtojmë se propozimi i PS për hartën e re territoriale parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht, në 46. Pra 15 bashki do të shkrihen me bashkitë fqinje më të mëdha. R.Xh/E.H/ReportTv.al PS reforma territoriale Fier lushnje divjakë Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.8% Jo 48.7% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 2720 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?