Lajme Zone
Abuzimi me çmimet e shezlongëve, bashkia Shkodër kontrolle në plazhin e Velipojës! Penalitete për bizneset që abuzojnë
PolitikëReport TV

Abuzimi me çmimet e shezlongëve, bashkia Shkodër kontrolle në plazhin e Velipojës! Penalitete për bizneset që abuzojnë

Nënkryetari i bashkisë Shkodër, Alban Preka, u shpreh se çdo subjekt është i detyruar të afishojë qartë çmimet dhe t’i respektojë ato, ndërsa paralajmëroi se nga dita e nesërme çdo shkelje do të ndëshkohet me masa administrative

Strukturat e Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Hetimin Tatimor, Krimin Ekonomik dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, kanë zhvilluar kontrolle të përbashkëta në Plazhin e Velipojës për monitorimin e zbatimit të çmimit tavan, të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak. Gjatë inspektimeve, nënkryetari i bashkisë Shkodër, Alban Preka, u shpreh se çdo subjekt është i detyruar të afishojë qartë çmimet dhe t’i respektojë ato, ndërsa paralajmëroi se nga dita e nesërme çdo shkelje do të ndëshkohet me masa administrative dhe penalitete, sipas legjislacionit në fuqi. LEXO edhe...Iu gjendën në banesë 4 armë zjarri dhe municion, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër (VIDEO) "Jemi këtu për kontrolle, ku shumë subjekte nuk kanë afishuar çmimet e çadrave dhe shezlongëve në plazhin e Velipojës. Bizneseve iu kërkua të vendosin çmimet dhe mos të tejkalojnë çmimin që është 900 lekë për një çadër dhe dy shezlongë", tha ai. Preka u bëri thirrje qytetarëve dhe pushuesve që të denoncojnë çdo rast abuzimi me çmimet në Sallën Operative të Policisë Bashkiake. Sipas tij, respektimi i rregullave dhe mbrojtja e konsumatorit janë thelbësore për ta mbajtur Velipojën një destinacion turistik ku respektohen ligji, qytetarët dhe pushuesit. Xh.K/ReportTv.al bashkia shkoder plazhi i velipojes Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 86% Nuk e di 3.4% Vota total: 3501 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?