Lajme Zone
Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi arrestohet në Durrës! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi arrestohet në Durrës! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës

Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, është arrestuar ditën e sotme në Durrës, teksa ka qenë duke udhëtuar nga Elbasani për në qytetin bregdetar. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Forcat Operacionale i kanë vënë prangat në zonën e Plepave, teksa ka qenë duke udhëtuar me automjet. Mësohet se Agasi është kapur në makinë me Uljan Shpatarakun, ish-polici i shpallur në k

Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, është arrestuar ditën e sotme në Durrës, teksa ka qenë duke udhëtuar nga Elbasani për në qytetin bregdetar. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Forcat Operacionale i kanë vënë prangat në zonën e Plepave, teksa ka qenë duke udhëtuar me automjet. Mësohet se Agasi është kapur në makinë me Uljan Shpatarakun, ish-polici i shpallur në kërkim, që njihej edhe si i besuari i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. LEXO edhe...U arrestua në Durrës, Ergys Agasi lëvizte me automjet bashkë me ish-policin e shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku! I besuari i Ilir Prodës Agasi, sëbashku me biznesmenin Ermal Beqiraj dhe persona të tjerë janë nën hetim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte tenderët publikë. Agasi dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’. Biznesmenit Ergys Agasi iu sekuestruan në total 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution. Vetëm në Tiranë i janë sekuestruar 7 pasuri të llojit pyll dhe ndërtesave 1 dhe 2 katëshe në zonën e Petrelës, një pasuri e llojit truall në Lundër, si dhe 6 partamente dhe 7 garazhe. Ergys Agasit i janë sekuestruar gjithashtu edhe disa pasuri në Durrës, mes të cilave sipërfaqe truall, një ndërtesë dhe një apartament. Po ashtu, atij i janë sekuestruar edhe një tjetër truall dhe ndërtesë në bregdetin e Vlorës, në Gjilekë, një automjet Land Rover Defender 2023 si dhe tre llogari bankare. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e "Equos Resort". Pasuritë e sekuestruara Ergys Agasit:– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;– Pasuria e llojit apartament, Durrës;– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;– Pasuria e llojit garazh;– Pasuria e llojit garazh;– Pasuria e llojit truall;– Pasuria me nr.6/756, truall;– Pasuria e llojit, apartament;– Pasuria e llojit garazh;– Pasuria e llojit garazh;– Pasuria e llojit garazh;– Pasuria e llojit apartament;– Pasuria e llojit garazh;– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;– Automjet Land Rover Defender 2023;– Subjekti “E.A.S;– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;Si pjesë e dosjes së AKSHI-t, veç Agasit kanë qenë edhe disa emra të tjerë, përfshi Ermal Beqirin, i cili u arrestua pak kohë më parë në Francë, teksa po udhëtonte me avionin e tij privat mbi një central bërthamor. Po ashtu, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj u vendos nën masën e “arrestit shtëpisë”, ndërsa ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi u la në ‘detyrim paraqitje’ për shkak të shtatzënisë. Agasi dhe Beqiraj, akuzohen gjithashtu se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë ku donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta. Lajm në përditësim... Ora 19:58 U arrestua në Durrës, Ergys Agasi lëvizte me automjet bashkë me ish-policin e shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku! I besuari i Ilir Prodës Ergys Agasi u arrestua ditën e sotme në zonën e Plepave në Durrës, teksa ishte duke udhëtuar me automjet, sëbashku me ish-policin e shpallur në kërkim Uljan Shpataraku, i cili njihej edhe si i besuari i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamarierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi.Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë.Në maj, Skënder Hita e përjashtoi Shpatarakun nga radhët e Policisë për mosparaqitje në detyrë. Ai mbante detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit. Share R.Xh/ReportTv.al spak AKSHI Elbasan ergys agasi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.4% Nuk e di 12.8% Vota total: 2547 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?