Lajme Zone
Abdixhiku: U diskutuan emrat për Presidentin e ardhshëm, hap i rëndësishëm përpara
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Abdixhiku: U diskutuan emrat për Presidentin e ardhshëm, hap i rëndësishëm përpara

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, janë diskutuar emra konkretë për Presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, janë diskutuar emra konkretë për Presidentin e ardhshëm të Kosovës.Abdixhiku tha se pas dakordimit të parimeve për Presidentin në takimin e kaluar, palët sot kanë vazhduar diskutimet mbi emrat konkretë. “Siç ju kemi thënë edhe herën e kaluar, pas dakordimit për parimet për Presidentin, sot kemi vazhduar bisedimet për emra konkretë. Të gjithë emrat, në masë të madhe, janë mbi parimet e dakorduara deri tani”, tha Abdixhiku.Ai e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm përpara, por kërkoi mirëkuptim për të mos bërë publike emrat e diskutuar.“Është një hap i rëndësishëm përpara. Ju lus për mirëkuptim, sepse nuk mund të flas për emra konkretë. Do të takohemi sërish për të vendosur për emrin e Presidentit apo Presidentes së ardhshme të Kosovës”, u shpreh ai.Abdixhiku tha se nuk mund të tregojë as numrin e emrave që janë diskutuar, duke theksuar se qëllimi i këtyre bisedimeve është sigurimi i stabilitetit politik në vend.Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam emra të përveçëm për Presidentin - takimet vazhdojnë“Nuk mund të flas me numra sa kanë qenë, por po përpiqemi që t’i japim stabilitet Kosovës”, tha ai.Kreu i LDK-së foli edhe për situatën në Kuvend, duke theksuar se partia e tij nuk mund ta konstituojë Kuvendin dhe as ta thërrasë seancën konstituive.“Ne nuk e konstituojmë Kuvendin dhe as nuk e thërrasim seancën. LDK-ja, gjëja e vetme që mund të bëjë, është të jetë e arsyeshme për Presidentin”, deklaroi Abdixhiku.Ai mohoi që LDK-ja të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje që e vendos atë në varësi të një partie tjetër.“LDK-ja nuk është vagon i asnjë partie. LDK-ja në këto bisedime flet me bindje të plotë për atë që përfaqëson tash e 37 vite”, tha Abdixhiku.Në fund, Abdixhiku bëri thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje politike. “Duhet të bëjmë përpjekje që të gjejmë zgjidhje. Zëra mjaftueshëm për destabilizim politik në Kosovë ka”, përfi ai.