VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, në të cilën ndodhet edhe një hotel.
Abc News ka siguruar momentin kur flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të godinës, dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e pallatit. Pesë persona janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, një prej tyre në gjendje të rëndë. Një tjetër ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të stabilizuar, ndërsa një person tjetër, pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar nga spitali. Ndërkaq, gjashtë prej të dëmtuarve janë shtetas të Kosovës, ndërsa një tjetër nga Rrësheni. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

