Nis projekti për ndërtimin e ambienteve të reja të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, një investim që modernizon infrastrukturën e provimeve kombëtare dhe forcon transparencën, sigurisë dhe standartet e vlerësimit në arsim. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, shënoi sot nisjen simbolike të projektit për krijimin e ambienteve të reja të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA), pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, teksa punimet e ndërtimit pritet të nisin brenda pak javësh.
Investimi prej 2.7 milionë dollarësh, i mbështetur nga AADF, parashikon ndërtimin e ambienteve të reja, pajisjen e tyre me infrastrukturë moderne teknologjike si dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për administrimin e provimeve kombëtare dhe atyre të profesioneve të rregulluara. Ky investim i shtohet kontributit të miratuar më herët nga AADF për rritjen e
kapaciteteve, proceseve dhe standardeve të institucionit. “Reformimi i këtij institucioni synonntë rrisë besimin tek institucionet në një kohë kur mosbesimi në përgjithësi është në rritje në të gjithë botën, në çdo fushë. Por, përmes AKSHA-s së re,
testimet dhe çertifikimet do të kenë garanci për vërtetësinë. Do të jemi të sigurt që një mësues apo një mjek e ka merituar vërtetë certifikimin e marr nga shteti për t’u kualifikuar për punën që
bën. E kështu për çdo profesion që AKSHA jep të drejtën e ushtrimit të prpfesioneve” – Michael D. Granoff, Kryetar i Bordit të AADF. Në ceremoninë e zhvilluar pranë në ambjentet ku do të jetë shtëpia e re e AKSHA morën pjesë Kryetari i Bordit të AADF-së, Michael Granoff, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, përfaqësues
të Bordit dhe drejtues të AADF-së, si dhe drejtues e përfaqësues të AKSHA-s.
“Forcimi i institucionit të AKSHA është një vendim fisnik për të garantuar besimin e publikut për shërbimet publike. Ne do të rikonsiderojmë portofolin e shërbimeve që ofrojmë, jo vetëm me
shërbime publike por edhe në cilësi. Pak vite më parë nuk imagjinonim dot që provimet e shtetit të kalonin nga letra në ekran dhe nga dyshimi në besim. Ne kemi zgjedhur ta bëjmë me AADF
sepse ju na keni dhënë modelin e duhur. Filozofia e AADF është që ata dinë të zbatojnë si duhet paratë që investojnë.” – Mirela Kumbaro, Ministre e Arsimit Nga infrastruktura e re, drejt një sistemi më modern dhe të besueshëm vlerësimi
Projekti është pjesë e një reforme më të gjerë institucionale të mbështetur nga AADF, që synon forcimin e kapaciteteve të institucionit përgjegjës për administrimin e provimeve kombëtare dhe
të profesioneve të rregulluara në Shqipëri. Bazuar në vlerësimet strategjike dhe analizën e nevojave të realizuara nga Cambridge University Press & Assessment, transformimi i institucionit kërkon jo vetëm përmirësimin e modelit të funksionimit dhe të kuadrit institucional, por edhe një infrastrukturë që garanton standarde të larta sigurie, integriteti dhe transparence.
Godina e re do të ketë një sipërfaqe prej rreth 3,500 m², krahasuar me 740 m² të ambienteve aktuale. Kapaciteti për zhvillimin e provimeve digjitale do të rritet nga 57 në 213 poste testimi,
ndërsa hapësirat e punës do të mundësojnë zgjerimin e stafit nga 35 në rreth 90 punonjës. Ambientet e reja do të përfshijnë pesë salla për testime digjitale, pesë salla monitorimi, hapësira
të dedikuara për përgatitjen dhe ruajtjen e sigurt të materialeve të provimit, si dhe salla trajnimi, ambiente mbështetëse dhe infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara. Këto përmirësime synojnë të krijojnë kushtet për një administrim më efikas dhe të sigurt të vlerësimit, duke e çuar sistemin e provimeve drejt standardeve më bashkëkohore. Një investim në cilësinë dhe integritetin e arsimit
Mbështetja për infrastrukturën e re është pjesë e angazhimit afatgjatë të AADF-së për reformimin e institucionit, në partneritet me Ministrinë e Arsimit. Programi i përgjithshëm i reformës, me një buxhet të parashikuar prej 4.15 milionë dollarësh, përfshin forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e proceseve të administrimit të provimeve, zhvillimin e infrastrukturës teknologjike dhe avancimin drejt një modeli institucional më profesional dhe autonom.
Përmes këtij investimi, AADF synon të kontribuojë në krijimin e një sistemi vlerësimi ku besueshmëria e rezultateve, integriteti i proceseve dhe mundësitë e barabarta të jenë në
qendër të funksionimit të institucionit.
Projekti teknik i ambienteve të reja ka përfunduar dhe i është dorëzuar Ministrisë së Arsimit dhe AKSHA-s, ndërsa realizimi i projektit pritet të zgjasë rreth 12 muaj, me synimin që institucioni të
vendoset në ambientet e reja në fund të vitit 2027.
Investimi shënon një tjetër hap në përpjekjet për modernizimin e arsimit shqiptar, nga ndërhyrjet infrastrukturore drejt transformimit të qëndrueshëm institucional dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve publike në arsim. Rreth AADF-së
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) është një organizatë jofitimprurëse, e mbështetur në një model financiar të vetëqëndrueshëm, që investon në projekte zhvillimore me
ndikim afatgjatë në Shqipëri. Përmes partneriteteve strategjike, AADF mbështet transformimin e arsimit, sipërmarrjes, lidershipit, turizmit dhe trashëgimisë kulturore, me synimin për të krijuar
mundësi të qëndrueshme zhvillimi.
Caption
Një institucion që administron provimet kombëtare ka nevojë për më shumë se hapësirë. Ka nevojë për infrastrukturë që mbështet sigurinë, transparencën dhe integritetin e procesit.
AADF në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit ka nisur punë për shtëpinë e re të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve të Arsimit, institucioni përgjegjës për provimet kombëtare me rëndësi
të lartë dhe provimet e profesioneve të rregulluara në Shqipëri. Me mbështetjen e AADF-së, ambientet e reja në Kamëz janë projektuar për të përmbushur standarde moderne të sigurisë, aksesueshmërisë, testimit digjital dhe eficiencës institucionale.
Nga 57 në 213 stacione testimi digjital, nga 35 në rreth 90 vende pune dhe me hapësira të dedikuara për procese që sot zhvillohen në kushte të kufizuara, investimi në godinë është
vetëm një pjesë e një reforme më të gjerë institucionale.
AADF do të mbështesë ndërtimin, mobilimin dhe infrastrukturën digjitale të ambienteve të reja. Një sistem më i fortë ka nevojë për institucione më të forta. Artikull i sponsorizuar Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet AADFarsimministria

