Lajme Zone
A kanë gabime pasaportat e reja shqiptare? IdentiTek shpjegon kodin identifikues 'PP': Standard i ri ndërkombëtar, ndryshimi zbatohet prej dhjetorit 2025
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

A kanë gabime pasaportat e reja shqiptare? IdentiTek shpjegon kodin identifikues 'PP': Standard i ri ndërkombëtar, ndryshimi zbatohet prej dhjetorit 2025

Pasaportat shqiptare me kodin “PP” nuk kanë gabime printimi, sqaron IdentiTek. Ndryshimi zbatohet që prej dhjetorit 2025, sipas standardeve ndërkombëtare, dhe mbi 300 mijë pasaporta janë prodhuar tashmë me këtë shënim.

Shënimi “PP” në pasaportat e reja shqiptare ka shkaktuar pikëpyetje dhe dyshime në publik për gabime në printim. Por çfarë do të thotë ky kod dhe a ka problem me dokumentet e lëshuara? IdentiTek, kompania shtetërore përgjegjëse për prodhimin dhe personalizimin e dokumenteve biometrike në Shqipëri, sqaroi sotse bëhet fjalë për një ndryshim të detyrueshëm sipas standardeve ndërkombëtare, i zbatuar prej dhjetorit 2025. Sipas kompanisë, ndryshimi është bërë në zbatim të kërkesave të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), e cila në mars 2024 miratoi standarde të përditësuara për dokumentet e udhëtimit të lexueshme nga makinat. LEXO edhe...Demo vizitë tek IdentiTek: Ulje të tarifave për dokumentet e identitetit për kategoritë në nevojë, shërbim më i thjeshtë e afër qytetarit Konkretisht, në pasaportat e zakonshme kodi i mëparshëm “P” është zëvendësuar me “PP”, ndërsa në pasaportat e shërbimit “PS” është zëvendësuar me “PO”. Shkronja e parë identifikon pasaportën, ndërsa e dyta përcakton kategorinë e dokumentit. Sipas IdentiTek, Shqipëria e ka zbatuar këtë ndryshim që prej dhjetorit 2025, përpara afatit të përcaktuar nga ICAO, më 1 janar 2026. Deri tani janë prodhuar mbi 300 mijë pasaporta me kodet e reja. Kompania sqaron gjithashtu se Shqipëria është pjesë e Drejtorisë Publike të Çelësave të ICAO-s (PKD) që prej marsit 2025. Ky sistem mundëson verifikimin elektronik të autenticitetit të pasaportave biometrike dhe të të dhënave të ruajtura në çip, duke ndihmuar në parandalimin e falsifikimit të dokumenteve. IdentiTek thekson se shënimi “PP” nuk përbën gabim printimi dhe nuk cenon vlefshmërinë e pasaportave. Ndërkohë, sipas urdhrit të firmosur nga ministri i Brendshëm, Ervin Demo, tarifat e pajisjes me dokumente identifikimi do të ulen nga 1 janari 2027 për disa kategori qytetarësh, Pasaporta për fëmijët nën 16 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara do të kushtojë 6 mijë lekë, nga 7 500 lekë aktualisht. Për personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët mbi 65 vjeç, tarifa e kartës së identitetit do të ulet nga 1 500 në 1 000 lekë. U.D/ReportTv.al Identitek pasaporte Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 69.6% Jo 24.3% Nuk e di 6.1% Vota total: 424 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?