Lajme Zone
A ka kimikate toksike fatura e marketit?
Të tjeraSyri

A ka kimikate toksike fatura e marketit?

Çdo ditë, në dyqane apo kafene, na pyesin: “E doni faturën?”. Prej vitesh qarkullojnë paralajmërime se faturat e printuara mund të përmbajnë kimikate toksike që kalojnë në lëkurë. Por a paraqet vërtet rrezik mbajtja e një fature?

Çdo ditë, në dyqane apo kafene, na pyesin: “E doni faturën?”. Prej vitesh qarkullojnë paralajmërime se faturat e printuara mund të përmbajnë kimikate toksike që kalojnë në lëkurë. Por a paraqet vërtet rrezik mbajtja e një fature? Faturat zakonisht printohen në letër termike, e cila shpesh përmban bisfenole, si BPA dhe BPS. Këto kimikate përdoren prej dekadash në prodhimin e plastikave dhe rrëshirave. Në letrën termike, ato reagojnë me nxehtësinë dhe krijojnë tekstin e zi.Lexo edhe:A mund ta vonosh menopauzën? Ekspertët shpjegojnë se çfarë është në të vërtetë e mundur Bisfenolët klasifikohen si çrregullues endokrinë, që do të thotë se mund të ndërhyjnë në sistemin hormonal të trupit, i cili kontrollon rritjen, riprodhimin dhe metabolizmin. Studimet janë përqendruar veçanërisht te BPA-ja, ekspozimi ndaj së cilës është lidhur me probleme të mundshme si lindja e parakohshme, zhvillimi jo normal i trurit të fetusit, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe obeziteti. Megjithatë, rëndësi të madhe ka doza. Një studim i vitit 2023 vlerësoi se ekspozimi ditor ndaj BPA-së nga faturat termike ishte rreth 5 mijë deri në 50 milionë herë më i ulët se kufijtë e sigurisë të Autoritetit Europian të Sigurisë Ushqimore. Punonjësit që prekin qindra fatura çdo ditë mund të kenë ekspozim rreth 100 herë më të lartë, megjithëse ai mbetet ndoshta nën nivelet e konsideruara të rrezikshme. Në përgjithësi, për shumicën e njerëzve, prekja e faturave është një aktivitet me rrezik shumë të ulët. Megjithatë, gratë shtatzëna, foshnjat, fëmijët dhe personat me disa çrregullime hormonale mund të preferojnë ta shmangin kontaktin. Për të kufizuar ekspozimin, mund të zgjidhni faturat elektronike, të mos përdorni kremra ose dezinfektues duarsh menjëherë para prekjes së faturave dhe të shmangni mbajtjen e tyre për kohë të gjatë. /The Conversation – Syri.net