Shumica e grave mund të vazhdojnë të punojnë gjatë shtatzënisë, por mund të kenë nevojë për disa përshtatje për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e bebes. Sipas sajtit të famshëm, Mayo Clinic, pushimet e shkurtra, hidratimi, ushqimi i pasur me hekur dhe aktiviteti fizik mund të ndihmojnë në menaxhimin e lodhjes dhe shqetësimeve të zakonshme.Lexo edhe:Beli, shtrëngimi i duarve dhe vendbanimi, çfarë zbulojnë për shëndetin e zemrës Rekomandohet gjithashtu kujdes gjatë ngritjes së peshave dhe shmangia e qëndrimit të gjatë në këmbë. Ekspertët këshillojnë që gratë shtatzëna të jenë të kujdesshme ndaj ekspozimit ndaj substancave të dëmshme, rrezatimit, zhurmës së lartë, temperaturave ekstreme dhe punës gjatë natës. Në raste të tilla, rekomandohet konsultimi me profesionistin shëndetësor për të vlerësuar nëse nevojiten ndryshime në detyrat e punës.

