Lajme Zone
"Di të gatuaj groshë, speca me mazë", Bebe Rexha tregon në emisionin e famshëm amerikan recetat tradicionale shqiptare
KulturëGazeta Tema

"Di të gatuaj groshë, speca me mazë", Bebe Rexha tregon në emisionin e famshëm amerikan recetat tradicionale shqiptare

Bebe Rexha ka ndarë një tjetër detaj nga jeta e saj personale gjatë një paraqitjeje në emisionin e famshëm amerikan “Today”, ku ka rrëfyer për dashurinë e madhe që ka për ushqimin dhe gatimin.

Bebe Rexha ka ndarë një tjetër detaj nga jeta e saj personale gjatë një paraqitjeje në emisionin e famshëm amerikan “Today”, ku ka rrëfyer për dashurinë e madhe që ka për ushqimin dhe gatimin.

Artistja shqiptare me famë botërore ka treguar se, përveç muzikës, një prej gjërave që i pëlqen shumë është të kalojë kohë në kuzhinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për përgatitjen e ushqimeve shqiptare.

“Më pëlqen të gatuaj ushqim shqiptar. Jam shumë e mirë në gatimin e groshës, që është si një lloj supe, dhe pastaj në speca, të cilat i gatuaj me mazë. Jam shumë e mirë në plot gjëra”, ka thënë Rexha.

Kështu, këngëtarja ka treguar edhe një anë tjetër të saj, larg skenës dhe angazhimeve muzikore, duke zbuluar se gatimi i ushqimeve tradicionale shqiptare është një prej pasioneve të saj.

Ndërkohë, Bebe Rexha po shijon suksesin e albumit të saj më të fundit, “Dirty Blonde”, i cili shënon një kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj si artiste e pavarur.