Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku e ftuar në emisionin “Now” është pyetur dhe për mundësinë e lënies së mandatit.
Koçeku tha se mandati është një kontratë mes saj dhe qytetarëve dhe nuk do të heqë dorë.
Ajo ka konfirmuar se mandatin e deputetit do ta mbajë deri në fund të afatit 4-vjeçar.
Sa i përket votimit në Kuvend, Koçeku tha se vota e saj mund të shkojë dhe me opozitën. “Ka ardhur kohë që gjithë ato rezeva t’i shprehin me vendime dhe veprime konkrete. Mandati i deputetit është i qytetarëve. Mes meje dhe qytetarëve nuk ka një ndërmjetësim. U qëndroj besnike e vlerave dhe parimeve që unë besoj. Nuk dorëzohet detyra, nuk mund të heq dorë nga një betim që kam bërë mbi Kushtetutë. Do e mbaj mandatin deri në përfundim. Do votoj në bazë të ligjeve, vota mund të shkojë me opozitën”, tha Koçeku. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

