Sala Jashari deputete e PDK në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli për vendimin e dhënë nga Haga, për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Kadri Vaseli. Jashari tha se vendimi, sipas saj, po tenton të rishkruajë historinë e Kosovës dhe shprehu shqetësimin për zhvillimet në Hagë. Ajo mbrojti gjithashtu rolin e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se, sipas saj nuk ka pasur arsye për të fshehur veprimtarinë e saj. Jashari theksoi se politikanët në Kosovë, së bashku me Shqipërinë, kanë, sipas saj, një “obligim moral” për të punuar lidhur me këtë çështje. “Vendimi i Gjykatës po tenton të rishkruajë historinë e Kosovë. Kam shprehur shqetësimin tim, sepse është sikur te jemi kthyer pas. Mua më vjen keq kur e shoh gjeneratë e babait tim përpara syve të mi, dhe shohim që historia nuk ka përfunduar dhe po vazhdohet kjo betejë, sigurisht jo në formën e njëjtë, por përmes gjykimit. Gjykata ka tentuar që në mënyrë politike të duket sikur të jetë individuale, por këta janë persona që kanë pasur pozita shtetërore dhe jo vetëm. Pasi përfaqësojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Por kjo nuk është drejtësi, është vendim politik dhe aspak e drejtë për Kosovën. UÇK nuk ka asgjë për të fshehur populli jonë ka dalë hapur, sepse ne vetëm kemi rezistuar.
Ne si politikanë dhe jo vetëm së bashku me Shqipërinë e kemi obligim moral të punojmë për këtë dhe të mos lejohet të vazhdojë ky gabim. Kam besuar se do të ishte ditë festë. Zgjidha të qëndroj në Prezakin heroik, por pas vendimit kam shkuar në Prishtinë ku u mblodh edhe populli ynë”, tha mes të tjerash ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Hage kosove PDK uck
