Prej dy ditësh digjet masivi me pishë të zezë dhe bredh në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër. Gjatë natës, zjarri ka avancuar drejt zonës së banuar. Era e fortë dhe terreni i thyer e vështirësojnë ndërhyrjen. Shqetësimi është shtuar nga afërsia e flakëve me disa banesa, ndaj zjarrfikësit kanë krijuar perimetrin e sigurisë në fshatin Gurë-Lurë. Mëngjesin e sotëm nisi ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Sipas përditësimit të situatës nga ministri Nufi, vetëm në këtë aksion janë angazhuar rreth 220 forca. Në Drenie të Patosit, gjatë mbrëmjes së kaluar flakët dolën jashtë kontrollit dhe iu afruan banesave. Veç forcave zjarrfikëse, ditën e djeshme ndërhynë edhe 2 avionë. Tani zjarri po mbahet nën monitorim. LEXO EDHE:Ekskluzive/ 3 ditë pasi vendosi dy zjarre në Tiranë, i moshuari e gjen veten të dënuar: Jetoj vetëm, djeg mbeturinat Në Krujë vijojnë operacionet në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Vatra në Abaze është izoluar falë ndërhyrjes me helikopter, duke u lokalizuar në zonën e quajtur Kroi i Madh. Një vatër e re është shfaqur në lagjen Boje ku era po i favorizon flakët, por zjarrfikësit dhe helikopteri kanë ndërhyrë. As vatrat në Dajt e Priskë si dhe ato në Nemërçkë e malin Dhëmbel në Përmet s’paraqesin rrezik. Gjithashtu është shuar vatra në “Lëndinën e Madhe”, mbi fshatin Sinicë në Devoll, por po mbahet në monitorim për çdo riaktivizim të mundshëm. Në mbarë vendin janë angazhuar 395 forca operacionale, 167 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” dhe 41 automjete zjarrfikëse. Në total, mbeten aktive 8 vatra zjarri nga 25 të raportuara. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:24 Vatër e re në lagjen Boje në Krujë, era favorizon flakët! Ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) Një tjetër zjarr është ndezur pranë lagjes Boje në Krujë, ku flakët po përhapen për shkak të erës. Deri më tani nuk raportohet rrezik për banesat, ndërsa zjarrfikësit dhe një helikopterë po punojnë për shuarjen.Paraprakisht dyshohet që zjarri mund të jetë i qëllimshëm. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 13:10 Përhapet zjarri në Drenie, kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO) Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të jetë aktive edhe gjatë ditës së sotme. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri ditën e djeshme, vatra e zjarrit u riaktizua në mesnatë ku flakët iu afruan edhe banesave, por fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë shmangu rrezikun.Zjarri aktualisht ka marrë përhapje të gjerë dhe po mbahet në monitorim nga forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit të cilët po punojnë në terrenin e vështirë kodrinor për neutralizimin e flakëve.Ndërkohë sipas informacioneve nga prefektura Fier është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 12:43 Tym dhe flakë në Lurë, 220 forca dhe dy avionë në betejë me zjarrin, Nufi bën përditësimin e situatës: Prioritet mbrojtja e banesave (VIDEO) Shtëllunga tymi, avionë zjarrfikës që lëshojnë masivin e ujit mbi pyjet në flakë dhe forca të paepura në terren, kjo është panorama që tregon videoja e publikuar nga ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi këtë të mërkurë, përmes së cilës jep edhe një përditësim të situatës me zjarrin në Parkun Kombëtar të Lurës ku janë angazhuar rreth 220 forca dhe 2 avionë zjarrfikës“Vijon me intensitet të lartë operacioni për menaxhimin e vatrës së zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, në zonën Runjë, mbi fshatin Borie Lurë. Të gjitha strukturat janë të angazhuara dhe po punojnë në koordinim të plotë, nga toka dhe ajri, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe kufizimin e përhapjes së zjarrit. Në operacion janë angazhuar rreth 220 forca dhe efektivë, mes tyre MZSH, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, ADZM, shërbimi pyjor, strukturat bashkiake, vullnetarë, AKMC dhe Prefektura e Qarkut Dibër. Nga ajri po operojnë 2 avionë “Air Tractor”, të përqendruar në vatrat më problematike. Angazhimi maksimal vijon deri në vënien plotësisht nën kontroll dhe neutralizimin e vatrës” shkruan Nufi U.D/Shqiptarja.com Share Ora 11:05 Nufi: Përdorimi i mjeteve ajrore pa pilot komponent i rëndësishëm i Forcave të Armatosura! Mbështesin koordinimin në terren (VIDEO) Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi në një postim në rrjetet sociale ka vënë në dukje rëndësinë e përdorimit të mjeteve ajrore pa pilot, teksa vendi po përballet me disa vatra zjarresh.Nufi thekson se këto mjete ajrore pa pilot janë një komponent të rëndësishëm të kapaciteteve të Forcave të Armatosura.Ai shton se të dhënat e siguruara nga ajri mbështesin drejtimin dhe koordinimin e forcave në terren, si dhe reagimin e shpejtë të strukturave përgjegjëse.“Përdorimi i mjeteve ajrore pa pilot përbën një komponent të rëndësishëm të kapaciteteve të Forcave të Armatosura në mbështetje të operacioneve për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.Droni Bayraktar TB2 i Forcës Ajrore kryen misione monitorimi ditën dhe natën, duke transmetuar në kohë reale informacion mbi vatrat e zjarrit, përhapjen e flakëve dhe lëvizjen e helikopterëve të angazhuar në të gjithë zonat e operacioneve.Të dhënat e siguruara nga ajri mbështesin drejtimin dhe koordinimin e forcave në terren, si dhe reagimin e shpejtë të strukturave përgjegjëse”,shkruan Nufi. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:03 Devoll/ Shuhet vatra në 'Lëndinën e Madhe' në Sinicë (VIDEO) Situata e zjarrit në zonën “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë, paraqitet e normalizuar. Flakët janë fikur dhe aktualisht nuk raportohet për përhapje të mëtejshme të zjarrit në sipërfaqen pyjore. Forcat zjarrfikëse vijojnë të mbajnë nën monitorim zonën, për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit.Në terren ndodhen 11 forca zjarrfikëse me 2 mjete, si dhe 7 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po monitorojnë situatën dhe po kontrollojnë zonën e prekur nga zjarri. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 09:29 Zjarri në Gurë-Lurë të Dibrës, dy helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ në aksion për shuarjen (VIDEO) Në zonën e Gurë-Lurës në Dibër, vatra e zjarrit vijon të jetë ende aktive. Zjarri gjatë natës ka avancuar duke përfshirë zonën e quajtur Gjagjisht duke avancuar drejt pllajave të Lanë Lurës.Ditën e sotme kanë mbërritur edhe 40 forca ushtarake në mbështetje të shërbimit zjarrfikës. Ndërkohë dy helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ po punojnë për shuarjen. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 08:10 Vijon zjarri në Abaze të Krujës, 2 helikopterë po punojnë për shuarjen (VIDEO) Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh vijon të jetë ende aktive.Dy helikopterë, forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e tij.Edhe pse prej 5 ditësh në këtë zonë është punuar me të gjitha mjetet, nga ajri e nga toka dhe disa herë është menduar se zjarri është fikur totalisht, trashësia e humusit në këtë zonë është mjaft e madhe, duke ruajtur brenda prush. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/U.D/Shqiptarja.com TAG: Tirane Diber lure priske dajt drenije krujë Fier Patos zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento romi: 12/08/2026 13:31 Të gjitha vatrat e zjarreve janë të qëllimshme sepse zjarri nuk mer vetë. Përgjigju Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 3178 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
