Lajme Zone
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

8 vatra zjarresh në vend/ Situatë kritike në Gurë-Lurë të Dibrës, 2 helikopterë dhe 2 avionë në operacion! Ende flakë në Drenie, izolohen në Krujë (VIDEO)


Prej dy ditësh digjet masivi me pishë të zezë dhe bredh në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër. Gjatë natës, zjarri ka avancuar drejt zonës së banuar. Era e fortë dhe terreni i thyer e vështirësojnë ndërhyrjen. Shqetësimi është shtuar nga afërsia e flakëve me disa banesa, ndaj zjarrfikësit kanë krijuar perimetrin e sigurisë në fshatin Gurë-Lurë. Mëngjesin e sotëm nisi ndërhyrja nga ajri me 2 heliko

Prej dy ditësh digjet masivi me pishë të zezë dhe bredh në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër. Gjatë natës, zjarri ka avancuar drejt zonës së banuar. Era e fortë dhe terreni i thyer e vështirësojnë ndërhyrjen. Shqetësimi është shtuar nga afërsia e flakëve me disa banesa, ndaj zjarrfikësit kanë krijuar perimetrin e sigurisë në fshatin Gurë-Lurë. Mëngjesin e sotëm nisi ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. LEXO edhe...Nufi: Përdorimi i mjeteve ajrore pa pilot komponent i rëndësishëm i Forcave të Armatosura! Mbështesin koordinimin në terren (VIDEO) Në Drenie të Patosit, gjatë mbrëmjes së kaluar flakët dolën jashtë kontrollit dhe iu afruan banesave. Veç forcave zjarrfikëse, ditën e djeshme ndërhynë edhe 2 avionë. Tani zjarri po mbahet nën monitorim. Në Krujë vijojnë operacionet në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Vatra në Abaze është izoluar falë ndërhyrjes me helikopter, duke u lokalizuar në zonën e quajtur Kroi i Madh. As vatrat në Dajt e Priskë si dhe ato në Nemërçkë e malin Dhëmbel në Përmet s’paraqesin rrezik. Gjithashtu është shuar vatra në “Lëndinën e Madhe”, mbi fshatin Sinicë në Devoll, por po mbahet në monitorim për çdo riaktivizim të mundshëm. Në mbarë vendin janë angazhuar 395 forca operacionale, 167 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” dhe 41 automjete zjarrfikëse. Në total, mbeten aktive 8 vatra zjarri nga 25 të raportuara. Lajm në përditësim… Ora 11:05 Nufi: Përdorimi i mjeteve ajrore pa pilot komponent i rëndësishëm i Forcave të Armatosura! Mbështesin koordinimin në terren (VIDEO) Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi në një postim në rrjetet sociale ka vënë në dukje rëndësinë e përdorimit të mjeteve ajrore pa pilot, teksa vendi po përballet me disa vatra zjarresh.Nufi thekson se këto mjete ajrore pa pilot janë një komponent të rëndësishëm të kapaciteteve të Forcave të Armatosura.Ai shton se të dhënat e siguruara nga ajri mbështesin drejtimin dhe koordinimin e forcave në terren, si dhe reagimin e shpejtë të strukturave përgjegjëse.“Përdorimi i mjeteve ajrore pa pilot përbën një komponent të rëndësishëm të kapaciteteve të Forcave të Armatosura në mbështetje të operacioneve për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.Droni Bayraktar TB2 i Forcës Ajrore kryen misione monitorimi ditën dhe natën, duke transmetuar në kohë reale informacion mbi vatrat e zjarrit, përhapjen e flakëve dhe lëvizjen e helikopterëve të angazhuar në të gjithë zonat e operacioneve.Të dhënat e siguruara nga ajri mbështesin drejtimin dhe koordinimin e forcave në terren, si dhe reagimin e shpejtë të strukturave përgjegjëse”,shkruan Nufi. Share Ora 10:03 Devoll/ Shuhet vatra në 'Lëndinën e Madhe' në Sinicë (VIDEO) Situata e zjarrit në zonën “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë, paraqitet e normalizuar. Flakët janë fikur dhe aktualisht nuk raportohet për përhapje të mëtejshme të zjarrit në sipërfaqen pyjore. Forcat zjarrfikëse vijojnë të mbajnë nën monitorim zonën, për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit.Në terren ndodhen 11 forca zjarrfikëse me 2 mjete, si dhe 7 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po monitorojnë situatën dhe po kontrollojnë zonën e prekur nga zjarri. Share Ora 09:29 Zjarri në Gurë-Lurë të Dibrës, dy helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ në aksion për shuarjen (VIDEO) Në zonën e Gurë-Lurës në Dibër, vatra e zjarrit vijon të jetë ende aktive. Zjarri gjatë natës ka avancuar duke përfshirë zonën e quajtur Gjagjisht duke avancuar drejt pllajave të Lanë Lurës.Ditën e sotme kanë mbërritur edhe 40 forca ushtarake në mbështetje të shërbimit zjarrfikës. Ndërkohë dy helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ po punojnë për shuarjen. Share Ora 08:10 Vijon zjarri në Abaze të Krujës, 2 helikopterë po punojnë për shuarjen (VIDEO) Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh vijon të jetë ende aktive.Dy helikopterë, forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e tij.Edhe pse prej 5 ditësh në këtë zonë është punuar me të gjitha mjetet, nga ajri e nga toka dhe disa herë është menduar se zjarri është fikur totalisht, trashësia e humusit në këtë zonë është mjaft e madhe, duke ruajtur brenda prush. Share Xh.K/ReportTv.al Tirane Diber lure priske dajt drenije krujë Fier Patos zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.3% I/e dyzuar 7.4% Vota total: 2987 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?