Lajme Zone
‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar: Fakt përvëlues për turbofolkun nacionalist në Prishtinë, qëndrimi im preciz
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar: Fakt përvëlues për turbofolkun nacionalist në Prishtinë, qëndrimi im preciz

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave për deklaratën e tij lidhur me debatin për lumin Ibër ku i tha Serbisë se “e humbi Kosovën.” Rama shkruan se ishte një qëndrim preciz, ndërsa për turbofolkun nacionalist të Prishtinës (dhe Beogradit), një fakt përvëlues ndaj të cilit reaguan duke e quajtur “tradhtar.” Saktësinë e këtij qëndrimi, shkruan Rama, e tregon pikërisht “laboratori” i kësa

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave për deklaratën e tij lidhur me debatin për lumin Ibër ku i tha Serbisë se “e humbi Kosovën.” Rama shkruan se ishte një qëndrim preciz, ndërsa për turbofolkun nacionalist të Prishtinës (dhe Beogradit), një fakt përvëlues ndaj të cilit reaguan duke e quajtur “tradhtar.” Saktësinë e këtij qëndrimi, shkruan Rama, e tregon pikërisht “laboratori” i kësaj “ushtrie trollësh.” LEXO edhe...Shqipëria magjeps francezët, BFM Business: 288,2% më shumë rezervime në një vit! Çmime të përballueshme dhe peizazhe të larmishme (VIDEO) Kryeministri thotë se nëse ajo reagon, ai e quan të kryer detyrën e tij, siç ndodhi edhe një ditë më parë. Rama sjell në vëmendje edhe komplimentin e Alicia Kerns krah këtij reagimi të “turbofolkut nacionalist”, por e sheh të gjithën si “kompliment” për diplomacinë shqiptare. Postimi i plotë në X: "Unë e kam një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj lidhur me Serbinë: Ushtrinë e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës. Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër kanalet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje, unë e quaj të kryer me sukses detyrën time si kryeministër i këtij vendi qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj Kosovës dhe qoftë ndaj paqes e bashkëpunimit rajonal. Edhe dje laboratori ka funksionuar perfekt, me trollat që u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar pse thashë Serbia e humbi Kosovën, përgjatë ndërhyrjes sime në debatin dinjitoz të ditëve të fundit mes autoriteteve tona dhe atyre të Serbisë, për paprekshmërinë e lumit Ibër. Pra qëndrimi im ka qenë preciz përderisa në krejt atë ndërhyrje shteruese - që u përshëndet edhe nga vetë deputetja britanike Alicia Kerns, një flamurtare e flaktë e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar - baza e turbofolkut nacionalist në Prishtinë gjeti të kapet pas një fjalie të vetme për të mos lejuar ai qëndrim i qartë kundër provokimit të Serbisë të “hutonte” fansat e turbofolkut. Që Serbia e humbi Kosovën është thjesht një fakt, sa përvëlues për turbofolkun nacionalist në Beograd, aq cingërrisës edhe për turbofolkun nacionalist në Prishtinë dhe ripërputhja e tyre dje në kundërshtinë patetike ndaj meje, është thjesht një tjetër kompliment për diplomacinë e Shqipërisë, Europës së Ballkanit", shkruan Rama. Unë e kam një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj lidhur me Serbinë: Ushtrinë e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës?Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër kanalet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje,… — Edi Rama (@ediramaal) August 12, 2026 P.J/ReportTv.al edi rama kosove shqiperi serbi Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 3053 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?