Ferran Torres, sulmuesi që shënoi golin e fitores për Spanjën në finalen e Botërorit, mund të konsiderohet lojtari më i ri i Paris SG. 26-vjeçari nuk është paraqitur në stërvitjen e fundit me Barcelonën, pasi po përgatitet për t’u transferuar në kryeqytetin francez. Kampionët e Champions League, duke përfituar edhe koha e shkurtër e mbetur në kontratë mes lojtarit dhe Barcelonës kanë mbyllur marrëveshjen për 50 milionë euro. Marrëveshje e përfunduar edhe për Dusan Vlahovic. Sulmuesi i cili doli si lojtar i lirë në merkato pas përfundimit të kontratës me Juventusin ka firmosur me Besiktas në Turqi. 26-vjeçari do të fitojë 10 milionë euro në sezon për 3 vite kontratë, ndërsa ka siguruar gjithashtu edhe një bonus nënshkrimi për 10 milionë euro. LEXO edhe...Sonte Superkupa e Evropës, Paris SG 'i sakatuar' nga Botërori kundër Aston Villa-s me 'yje' të larguar! Enrique ekspert i trofeut Ne.k./ReportTv.al Ferran Torres barcelona Paris SG dusan vlahovic Besiktas Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 3053 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

