Lajme Zone
8 Nëntori i Sali Berishës, komunisti që privatizoi antikomunizmin
PolitikëPamfleti

8 Nëntori i Sali Berishës, komunisti që privatizoi antikomunizmin

Për kryetarin e PD-së, Sali Berishën, 8 nëntori mbart një histori dhe simbolikë të veçantë. Pikërisht në këtë datë, ai u bë komunist dhe mori teserën e anëtarit të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Foto Pamfleti / 58 vite më parë, mori teserën e Partisë së Punës më 8 nëntor 1968, ndërsa prej dhjetorit 1990 sn PD-në si simbol i antikomunizmit dhe së djathtës shqiptare. Sot është 8 nëntor, dita e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, e cila prej 35 vitesh ka ndryshuar emrin dhe quhet Partia Socialiste. Në krye të saj qëndrojnë pasardhësit politikë dhe familjarë të themeluesve e drejtuesve të ish-diktaturës.

Për kryetarin e PD-së, Sali Berishën, 8 nëntori mbart një histori dhe simbolikë të veçantë. Pikërisht në këtë datë, ai u bë komunist dhe mori teserën e anëtarit të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Berisha u pranua në parti më 8 nëntor 1968, kur ishte 24 vjeç. Teserën e komunistit e mbajti deri në dhjetor 1990, kur ish-udhëheqja komuniste e dërgoi në krye të Partisë Demokratike, duke nxjerrë gradualisht jashtë loje drejtuesit e lëvizjes studentore të asaj kohe.

Pranimi në Partinë e Punës pikërisht më 8 nëntor përbënte nderim dhe privilegj të veçantë. Shumë e ëndërronin, por pak e arrinin.

Kandidati duhej të vinte nga një familje e lidhur me kupolën komuniste ose të kishte dhënë prova të shumta besnikërie. Drejtuesit e partisë duhej të bindeshin se ai ishte i gatshëm t’i shërbente regjimit pa kushte.

Sali Ram Berisha, megjithëse në vitin 1968 ishte vetëm 24 vjeç dhe kishte një vit punë, kur rregullat kërkonin pesë vjet, mori vlerësimin se i plotësonte dhjetë cilësitë e komunistit. Mes tyre renditej edhe vigjilenca për zbulimin dhe denoncimin e “armiqve të partisë”.

Më 8 nëntor, në përvjetorin e themelimit të Partisë Komuniste, regjimi pranonte kryesisht njerëz të besuar. Kandidatët duhej të kishin një biografi të miratuar nga sekretarët e parë të rretheve dhe strukturat e Punëve të Brendshme, si edhe tri rekomandime nga komunistë të devotshëm. Partia ua dorëzonte teserat me ceremoni.

Gjatë viteve të studimeve dhe vitit të parë si mjek, Sali Berisha kishte dhënë mjaftueshëm prova besnikërie ndaj regjimit dhe luftës së klasave. Kupola komuniste e shpërbleu duke e pranuar në parti më 8 nëntor 1968, në datën simbol të themelimit të saj.

Me zemër, Sali Berisha vazhdon të mbetet komunist. Zyrtarisht e mbajti teserën nga 8 nëntori 1968 deri në dhjetor 1990, kur ish-udhëheqja komuniste e dërgoi në lëvizjen studentore dhe më pas në krye të Partisë Demokratike, të cilën vazhdon ta sjë edhe 36 vjet më vonë./Pamfleti8 nëntori i sali berishës komunisti antikomunizmi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Prapaskenat e zgjedhjeve 2021/ Rama e Basha në “luftë” për votat, konsulentët izraelitë të PS-PD “miq” pas perdeve 7 Nëntor 2026, 16:2016:20Dosja e zezë Zoti Kryeministër, lidhe bulldogun! 7 Nëntor 2026, 13:0513:05Dosja e zezë Nga fushata e Lulit te dosja e SHISH/ Koordinatori i Edi Ramës komunikonte me strategun e Netanyahut të kërkuar në Izrael 6 Nëntor 2026, 16:5216:52Dosja e zezë SPAK i afrohet Mirela Kumbaros, hap dosjen e Syrit të Kaltër; ministrja 'mullar' me afera 5 Nëntor 2026, 20:2520:25Dosja e zezë BE nxjerr zbuluar propagandën e Ramës dhe sukseset e SPAK: Milionat e krimit mbeten jashtë konfiskimit, tenderët pa konkurrencë 5 Nëntor 2026, 08:5408:54Dosja e zezë Edi Rama, frika e një sundimtari që i trembet edhe hijes së tij! 4 Nëntor 2026, 13:5713:57Dosja e zezë