Gjithsej 78 persona të arrestuar në lidhje me protestat antiqeveritare në Tiranë kanë dalë këtë të diel, më 18 tetor, para Gjykatës së Shkallës së Parë për t’u njohur me masat e sigurisë. Seancat po zhvillohen nga gjyqtarët Amarilda Sulaj dhe Sokol Mara, ndërsa gjykata ka urdhëruar lirimin e 14 prej të arrestuarve me masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Prokuroria kishte kërkuar arrest shtëpie për katër prej këtyre 14 personave dhe detyrim paraqitjeje për 10 të tjerët, por gjykata vendosi që të gjithë të hetohen në gjendje të lirë. Personat janë identifikuar me inicialet H. D., F. D., L. M., E. D., I. K., E. D., E. Q., S. D., F. M., I. G., Xh. K., M. K., L. B. dhe K. K. Mes tyre është edhe një i mitur, me inicialet L. B. Ata dyshohen për shkatërrim prone, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe organizim e pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme. LEXO edhe...Përshkallëzohet situata në Tiranë, disa të shoqëruar Për dy prej tyre, I. G. dhe K. K., gjykata ka vendosur edhe ndalimin për t’u afruar më pak se 500 metra nga ndërtesat e institucioneve publike. Gjithashtu, ata nuk lejohen të qëndrojnë në sheshe apo mjedise ku zhvillohen protesta dhe tubime, pa autorizim paraprak të gjykatës. Ndaj I. G. është vendosur edhe ndalimi i daljes jashtë Shqipërisë, si dhe detyrimi për të dorëzuar pasaportën dhe dokumentet e tjera të udhëtimit. Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 14 personave, me kusht që të mos mbahen të ndaluar, të arrestuar apo të dënuar për ndonjë çështje tjetër. Vendimi mund të ankimohet brenda pesë ditëve nga e nesërmja e njoftimit Lajmi në përditësim Emrat e protestuesve të arrestuarArgjend JellaElidon LlëshajFrançesko ShalaEurolind RustemiElvis XhafaRomarjo BobajErik VokaKlejdi SpahoKlejvi BalliuEzekiel BeleguMarjela ArapiLorenc VladiAngjelo StefaFladitjon TafiliPaulo KodraLiridon AdemajGerti DanglliSergi HasaHenri EminiRigers CullhajNajan VilaHari DuniFitim DervishiLisian MilushiEldi DemirxhiuIgli KokonaElvis DervishiElkan QevaniSolon DaciFatbardh MucaIlmar GugashiXhemal KacaMarlind KadiuLulëzim BaloshiKleant KoçiHalil SefaJulian XhimaEldis MehmetiAngjelo NasiErajdi (Erjaldi) VarrosiAlbert GjokaKlaudio StafaErik BarutiLefter KupaJorgo Gjoni (Gjonaj)Mishel DuleMerxhim AgaErgys NurkaEldrin ShahiniDaniel TareXhoel Kicja (Kiçja)Marjo NorjaXhefri PishajRedjon RuçiArvi LutajAvni PeposhiRayan ÇuniBrajan BelajVehap KadriuDejvid BracajAlbion VrekajFatjon GjizaErgi GjizaErgi XhaniKristjan BumbliHelson NdregjoniArgest GurakuqiFatjon MuratajEldi PrengaAgron BalliaDesli ShehuAlmarin PrengaGëzim ManceEldrin MusarajLeonard CemeniaIgli DragjoshiArbri LakasiZamir SalaLajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 16:50 Protestat e dhunshme në Durrës, gjykata jep masat për 22 të arrestuar! Katër në arrest shtëpie, 18 me detyrim paraqitjeje Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të diel, më 18 tetor, masat e sigurisë për 22 persona të arrestuar gjatë protestave antiqeveritare në Durrës. Katër prej tyre janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa për 18 të tjerët është vendosur masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.Në arrest shtëpie janë lënë Albert Nasufi, Ronaldo Delia, Must Lleshi dhe Pjetër Pjetri.Në total, gjatë protestave në Durrës u arrestuan 24 persona, mes tyre edhe dy të mitur. Këta të fundit dolën para gjykatës një ditë më parë, më 17 tetor. Për njërin, arrestimi u shpall i paligjshëm, ndërsa për tjetrin u vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Share Ora 10:40 U arrestuan gjatë protestave në Korçë, gjykata liron dy të rinjtë, i lë nën masën 'detyrim paraqitje' Dy të rinjtë e arrestuar pas protestës së dhunshme në Korçë janë liruar sot nga Gjykata e Korçës. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për F.L., 21 vjeç, dhe O.K., 19 vjeç, të akuzuar për shkatërrim prone dhe kundërshtim të forcave të policisë. Share P.J/U.D/ReportTv.al arrestimet e protestuesve protestat kunder qeverise Tirane argjend jella elidon lleshaj francesko shala Eurolind Rustemi Elvis Xhafa Romarjo Bobaj Erik Voka Klejdi Spaho Klejvi Balliu Ezekiel Belegu Marjela Arapi Lorenc Vladi Angjelo Stefa Fladitjon Tafili Paulo Kodra Liridon Ademaj Gerti Danglli Sergi Hasa Henri Emini Rigers Cullhaj Najan Vila Hari Duni Fitim Dervishi Lisian Milushi Eldi Demirxhiu Igli Kokona elvis dervishi Elkan Qevani Solon Daci Fatbardh Muca Ilmar Gugashi Xhemal Kaca Marlind Kadiu Lulëzim Baloshi Kleant Koçi Halil Sefa Julian Xhima Eldis Mehmeti Angjelo Nasi erajdi varrosi Albert Gjoka Klaudio Stafa Erik Baruti Lefter Kupa Jorgo Gjoni Mishel Dule Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.1% Jo 77.4% Disi 3.5% Vota total: 5627 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

