77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria, aleat i palëkundur i Aleancës për mbrojtjen e vlerave demokratike
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi sot NATO-n në 77-vjetorin e krijimit të saj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi sot NATO-n në 77-vjetorin e krijimit të saj me anë të një postimi në rrjetet sociale. Presidenti Begaj përshëndet këtë moment historik dhe riafirmon angazhimin e Shqipërisë për të qëndruar partner i palëkundur i NATO-s, në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë së përbashkët. Më poshtë, postimi i plotë Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët.
NATO vazhdon të jetë simbol i unitetit dhe përgjegjësisë kolektive, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe forcuar sigurinë Euroatlantike. Prej 17 vitesh Shqipëria qëndron krenarisht si një anëtare e denjë në këtë familje, duke kontribuar për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen kolektive. Rritja e buxhetit të mbrojtjes, si dhe kontributi aktiv në misione e operacione të NATO-s janë dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
