SHBA kërkime për pilotin amerikan që u rrëzua të premten, Irani ofron shpërblim për gjetjen e tij/ Trump: Incidenti nuk ndikon në negociata
Një avion luftarak amerikan u rrëzua të premten mbi Iran, dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për një anëtar të ekuipazhit që rezulton i zhdukur. Ky ishte një nga dy avionët amerikanë që u rrëzuan në rajon një ditë më parë.

Një avion luftarak amerikan u rrëzua të premten mbi Iran, dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për një anëtar të ekuipazhit që rezulton i zhdukur. Ky ishte një nga dy avionët amerikanë që u rrëzuan në rajon një ditë më parë. Sipas një zyrtari amerikan, një anëtar i ekuipazhit u gjet i gjallë, ndërsa kërkimet për anëtarin e dytë të avionit F-15E me dy ulëse vazhdojnë. Më vonë, një tjetër avion amerikan, A-10, u rrëzua në Gjirin Persik, por piloti i vetëm u shpëtua. Mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu për të dy incidentet, ndërsa autoritetet iraniane bëjnë thirrje për informacion nga qytetarët që mund të ndihmojë në gjetjen e ekuipazhit të zhdukur. Piloti i zhdukur, një oficer i sistemeve të armëve, ishte në bordin e një avioni luftarak amerikan F-15 që u rrëzua në Iranin jugor, raporton CBS. Nuk dihet ende se çfarë mund te kete ndodhur me anëtarin e zhdukur të ekuipazhit – një pilot që ishte gjithashtu në bord është shpëtuar. Forcat iraniane të sigurisë u kane bere thirrje qytetarëve ta gjejnë anëtarin e ekuipazhit “gjallë” duke ofruar edhe shpërblime për kapjen e tij, njoftuan mediat shtetërore
Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë hollësi për misionin e shpëtimit, por presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se rrëzimi i avionit nuk do të ndikojë në bisedimet me Iranin, ndërsa SHBA-ja ushtron presion për një marrëveshje paqeje, e cila deri tani është refuzuar nga Teherani. Nëse anëtari i ekuipazhit do të kapet nga forcat iraniane, kjo mund të rrisë tensionet në rajon dhe të ndërlikojë përpjekjet e SHBA-së për të vendosur kontroll mbi asetet ushtarake të Iranit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
