VIDEO/ Tenderi për Aeroportin e Vlorës, Klodiana Lala: SPAK dyshime për shkelje të barazisë dhe paracaktim të fituesit
Pas një viti hetimesh për koncesionin e aeroportit të Vlorë, SPAK ka dyshime të forta se kompania fituese ishte paracaktuar.
Pas një viti hetimesh për koncesionin e aeroportit të Vlorë, SPAK ka dyshime të forta se kompania fituese ishte paracaktuar. Gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje me studion e News24, informoi se SPAK ka thirrur anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe ka marrë të pandehurit e parë, ndërsa akuzat përfshijnë shkelje të barazisë në tendera dhe favorizim të një kompanie të caktuar. Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e secilit anëtar të komisionit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale lidhur me procedurat e dhënies së koncesionit. SPAK thekson se çdo shkelje e ligjit në këtë proces do të ndiqet sipas përgjegjësive ligjore, duke garantuar transparencën dhe drejtësinë në tenderat publikë. Klodiana Lala: SPAK pas gati 1 vit hetimesh ka dyshme të forta se kontrata koncesionare për aeroportin e Vlorës është lidhur mbi bazën e shkeljes së procedurave të barazisë në tendera, po ashtu dhe gara për shpalljen fituese të konsorciumit të kompanive është paracaktuar.
Hetimi gati 1 vjecar është drejtuar nga Klodian Braho, kreu i SPAK, I cili pak ditë më parë ka thirrur dhe ju ka komunikuar akuzën disa personave për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Bëhet fjalë për anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave se nga hetimi ka rezultuar se gjatë vlerësimit të kompanive që ishin në garë është shkelur barazia dhe kompania fituese ka të gjitha gjasat të jetë paracaktuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
