Lajme Zone
76 ditë protestë, diaspora zbret në shesh; mijëra qytetarë “pushtojnë” Kryeministrinë!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

76 ditë protestë, diaspora zbret në shesh; mijëra qytetarë “pushtojnë” Kryeministrinë!

Organizatorët kishin paralajmëruar më herët se datat 14, 15 dhe 16 gusht do të shoqëroheshin me tubime masive, duke llogaritur edhe praninë e emigrantëve që ndodhen në Shqipëri gjatë sezonit veror.

Protesta Qytetarët janë mbledhur sërish në Sheshin “Skënderbej” në ditën e 76-të të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi i sotëm pritet të ketë edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, pas paralajmërimit të organizatorëve se më 14, 15 dhe 16 gusht protesta do të intensifikohej me praninë e diasporës... Ka nisur dita e 76-të e protestës së qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, ndërsapritet t’u bashkohen edhe qytetarë të ardhur nga diaspora.

Organizatorët kishin paralajmëruar më herët se datat 14, 15 dhe 16 gusht do të shoqëroheshin me tubime masive, duke llogaritur edhe praninë e emigrantëve që ndodhen në Shqipëri gjatë sezonit veror.

Protesta në Sheshin “Skënderbej” vijon prej më shumë se dy muajsh. Gjatë tubimeve të mëparshme, pjesëmarrësit kanë përdorur sloganet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Poshtë korrupsioni”, “Drejtësi për qytetarët”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Nuk ka kthim pas”.

Lëvizja nisi si reagim kundër projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit dhe më pas organizatorët shtuan kërkesa politike dhe sociale.

Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë, anulimin e “Paketës së Maleve”, si dhe kundërshtojnë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe ligjin për trashëgiminë kulturore. Sipas organizatorëve, këto nisma cenojnë interesin publik dhe pasuritë natyrore e kulturore të vendit.76 protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Reshjet intensive përmbytin rrugët në Pogradec, probleme me kullimin në lagjen “Naim Frashëri” 14 Gusht 2026, 19:3819:38Aktualitet “Disa gjëra bërtasin, por nuk i shohin”, aktivisti Goci kritika SPAK-ut: Duhet të hetojë nivelet e larta të politikës 14 Gusht 2026, 18:2318:23Aktualitet Zjarret në vend, ministri i Mbrojtjes bën bilancin: Si paraqitet situata në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë 14 Gusht 2026, 18:0318:03Aktualitet Lamtumirë 40 gradëve, fundjava sjell kthesën e motit! 14 Gusht 2026, 17:2217:22Aktualitet Moti i keq godet jugun, rrebeshe shiu dhe breshër i pazakontë në Sarandë e Delvinë 14 Gusht 2026, 17:0317:03Aktualitet Zjarri në Lurë jashtë kontrollit, digjen mbi 300 hektarë pyje! 14 Gusht 2026, 16:5716:57Aktualitet