Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“73 ditë protestë, botërori më i bukur i historisë sonë”, gazetari Osman Stafa thirrje Diasporës: Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ju! Lërini partitë, mendoni për vendin!


Gazetari i News24, Osman Stafa, mbajti një fjalim të fortë në protestën para Kryeministrisë, duke ngritur në peshë zemrat e protestuesve, të cilët e pritën disa herë me ovacione.

Gazetari i News24, Osman Stafa, mbajti një fjalim të fortë në protestën para Kryeministrisë, duke ngritur në peshë zemrat e protestuesve, të cilët e pritën disa herë me ovacione. Ai foli për korrupsionin, shpopullimin dhe problemet e sistemit shëndetësor, duke bërë thirrje që qytetarët të vijojnë qëndresën. “73 ditë është botërori më i bukur. Është botërori më i madh i historisë sonë, pasi po luftojmë për vendin tonë kundër korrupsionit që ka zhytur këtë vend. Shqiponjën e kemi parë në këtë flamur gjithmonë, por shqiponjat e vërteta jeni ju. Edhe sikur një protestues të ngelet në këtë shesh, ai duhet të nderohet. Mos u ndikoni nga fjalët. Ky shesh u mbush më plot se kurrë ka parë historia. Vijoni të qëndroni. Në gusht nuk ka protesta, por pushime. Por çfarë i kanë bërë këta Shqipërisë që shqiptarët janë ngritur në mes të verës për të protestuar për vendin e tij? Kupa është mbushur dhe nuk mban më. Kanë ndërtuar një sistem që po të jesh i ndershëm je i çmendur, budalla. Bëhesh drejtor, bëhesh ministër dhe po nuk vodhe, të quajnë budalla. Ne duam Shqipërinë pa korrupsion, pa vjedhje, që nuk ka shpopullim, ka arsim dhe shëndetësi. Sa e trishtë është që në Shqipërinë tonë, të shohësh vëllanë, babanë, mamanë, që është në fund të jetës dhe nuk ka ilaçe kundër kancerit. Janë rreth 3 mijë persona me kancer në Shqipëri. Këta nuk kanë shërbim paliativ, nuk kanë dhembshuri. Janë ata që për nënat dhe gratë, për vajzat, kur kanë nevojë për terapi, thonë: ‘Në fund të vitit’. Po a pret kanceri?! Ata të afërmit e tyre i çojnë jashtë. Shqiptarët do të duhet të përballen me sorollatje. Shqiptarët përballen me një dhimbje. Të përballesh me sëmundjen dhe të mos ketë asgjë çfarë të bësh.”, tha gazetari. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Osman Stafa protesta