Lajme Zone
70-vjeçari humb 100 mijë euro pasi “komunikoi me oligarkun Bashkim Ulaj”
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

70-vjeçari humb 100 mijë euro pasi “komunikoi me oligarkun Bashkim Ulaj”

Një 70-vjeçar, administrator i një pike këmbimi valutor në Tiranë, ka rënë pre e një skeme mashtrimi përmes inteligjencës artificiale, duke humbur 100 mijë euro. Sipas policisë, 31-vjeçari Brian Serica dhe 23-vjeçari Skerdi Meta dyshohet se iu prezantuan të moshuarit si persona të njohur dhe përdorën inteligjencën artificiale për të krijuar imazhin e biznesmenit Bashkim Ulaj. Pas një komunikimi me video prej vetëm disa sekondash, 70-vjeçari besoi se po komunikonte me të dhe dorëzoi shumën, me premtimin se do t’i kthehej brenda pak orësh.

Kur paratë nuk iu kthyen, 70-vjeçari telefonoi numrin nga i cili ishte kontaktuar, por autorët e kishin bllokuar. Më pas, ai kontaktoi vetë Bashkim Ulajn, i cili i tha se nuk kishte komunikuar me të dhe nuk kishte kërkuar paratë. Pas kallëzimit, policia verifikoi kamerat e sigurisë dhe gjurmoi automjetin e përdorur në skemë, duke identifikuar të dyshuarit.

Në kuadër të operacionit “Shuma”, policia arrestoi Brian Sericën dhe Skerdi Metën, ndërsa 31-vjeçari R. H. u shpall në kërkim. Vijojnë hetimet për kapjen e tij dhe identifikimin e personit që ka marrë 100 mijë eurot në subjekt. Ndërkohë, në operacionin “Imazhi”, u arrestua edhe 37-vjeçari Gentian Bufazi, i dyshuar për mashtrimin e dy bizneseve dhe vjedhjen e një çante me 25 mijë lekë në një subjekt në rrugën “Skënder Luarasi”.