Lajme Zone
Motori përplaset me bordurën në Golem, dy viktima
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Motori përplaset me bordurën në Golem, dy viktima

Një aksident rrugor është shënuar në Golem mesnatën e kësaj të marte. Dy persona kanë ndërruar jetë pasi motori që po lëviznin u përplas me një bordurë në Golem. Vijojnë hetimet.

Një aksident rrugor me vdekje është shënuar në Golem, rreth orës 00:20. Dy persona kanë ndërruar jetë pasi, motori që po lëviznin u përplas me një bordurë. LEXO edhe...Vidhet me dhunë marketi në Durrës, 26-vjeçari kap arkëtaren për flokësh dhe e detyron t’i dorëzojë paratë e xhiros! Në kërkim nga Policia (EMRI) Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi është indentifikuar Elton Luzati, 44 vjeç banues në Tiranë, teksa pasagjeri është ende i paidentifikuar. "Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar", njoftoi sot policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër. Xh.K/ReportTv.al aksident rrugor Durres golem Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53.2% Keq 33.3% Nuk e di 13.5% Vota total: 564 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?