Lajme Zone
7 vatra aktive në 24 orët e fundit/ 2 avionë në terren për zjarret në Lurë, 3 helikopterë në Lufaj të Mirditës dhe në Tërbun (FOTO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

7 vatra aktive në 24 orët e fundit/ 2 avionë në terren për zjarret në Lurë, 3 helikopterë në Lufaj të Mirditës dhe në Tërbun (FOTO)

Vatra kryesore mbetet ajo në Gurë-Lurë të Dibrës, ku për të izoluar flakët, është ndërhyrë me forca të shumta tokësore, të mbështetura nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

24 vatra zjarri janë raportuar gjatë orëve të fundit në vend, 7 prej të cilave vijojnë të jenë aktive ndërsa 2 po mbahen në monitorim. Vatra kryesore mbetet ajo në Gurë-Lurë të Dibrës, ku për të izoluar flakët, është ndërhyrë me forca të shumta tokësore, të mbështetura nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Qafë Helmës e Bruç të Matit, vijon operacioni në terren të vështirë. Në Lufaj të Mirditës ka ndërhyrë 1 helikopter, kurse në Fushë-Lajë të Pukës janë angazhuar 2 të tillë për vatrat në pyjet e Tërbunit e Gjegjanit ku flakët kanë avancuar. LEXO EDHE:Zjarri në Tërbun përhapet deri në Gojan, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve (VIDEO) Zjarre aktive raportohen edhe në Malin e Dajtit ku është angazhuar 1 helikopter të forcave të armatosura, por s’ka rrezik për banesat. Në Vakumone e Priskë vijon monitorimi. Në të gjitha këto zona, autoritetet thonë se nuk ka rrezik për banesat. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:24 Zjarri në Tërbun përhapet deri në Gojan, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve (VIDEO) 50 hektarë me pyje janë prekur nga vatra e zjarrit në Tërbun të Pukës që kërcënon përhapjen e perimetrit. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë po operojnë që prej mëngjesit bashkë me dy helikopterë.Vatra e zjarrit e përhapur deri në Gojan rrezikon pyjet e dendur me pishë. Zjarri i shfaqur 5 ditë më parë mori përmasa për shkak të favorizimit nga era, çka e bën të vështirë menaxhimin e situatës. Edhe pse dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, policia nuk ka njoftuar për ndonjë autor të mundshëm. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: terbuni dajt lure Tirane Shkoder Diber zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.3% Shoqëria 24.9% Social media 16.8% Vota total: 2897 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?