Lajme Zone
7 muaj pa kryetar në Rrogozhinë: Rama bllokon zgjedhjet, ndërsa bashkia drejtohet nga kunati i kryebashkiakut në burg
PolitikëPamfleti

7 muaj pa kryetar në Rrogozhinë: Rama bllokon zgjedhjet, ndërsa bashkia drejtohet nga kunati i kryebashkiakut në burg

Prej datës 10 shkurt 2026, Bashkia e Rrogozhinës drejtohet nga Zv/Kryetari Andi Proshka, i komanduar kryetar pas dënimit me 1 vit burg dhe burgosjes së kryetarit Edison Memolla, me akuzë nga SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme për veprën penale "Korrupsion aktiv në zgjedhje".

Sipas ligjit, zgjedhjet duhej të ishin zhvilluar në datën 15 ose 22 mars 2026... Andi Proshka / Prej 10 shkurtit, Bashkia e Rrogozhinës drejtohet nga Zv/Kryetari Andi Proshka, i komanduar pas burgosjes së Edison Memollës për korrupsion zgjedhor. Ligji kërkon zgjedhje të reja brenda 45 ditëve, por Rama nuk ka dërguar njoftimin në Presidencë e KQZ për 7 muaj, duke mbajtur të bllokuar procesin. Prej datës 10 shkurt 2026, Bashkia e Rrogozhinës drejtohet nga Zv/Kryetari Andi Proshka, i komanduar kryetar pas dënimit me 1 vit burg dhe burgosjes së kryetarit Edison Memolla, me akuzë nga SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme për veprën penale "Korrupsion aktiv në zgjedhje".

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës, mbështetur në vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe në nenin 62 të ligjit "Për vetëqeverisjen vendore", shpalli përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryebashkiakut Edison Memolla.

Po në zbatim të këtij ligji, Këshilli Bashkiak komandoi Zv/Kryetarin Andi Proshka provizorisht në detyrën e kryetarit të bashkisë për 30-45 ditë, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Kanë kaluar rreth 7 muaj që Bashkia e Rrogozhinës drejtohet nga një kryetar i pazgjedhur, por i komanduar në detyrë sipas ligjit, pas dënimit me vendim të formës së prerë dhe burgosjes së ish-kryetarit.

Sipas vendimit dhe njoftimit publik, Këshilli Bashkiak brenda datës 10 shkurt, nëpërmjet Prefektit të Qarkut Tiranë, vuri në dijeni Këshillin e Ministrave për të nisur procedurat e zgjedhjes së kryebashkiakut të ri në Rrogozhinë.

Por kryeministri Edi Rama ka shpërfillur ligjin dhe po mban të bllokuar procesin e zgjedhjes së kryebashkiakut, duke mos dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e në Presidencë njoftimin për vakancën dhe caktimin e datës së zgjedhjeve në Rrogozhinë.

Sipas ligjit, kryeministri duhej të kishte dërguar kërkesën brenda 24 orëve pas vendimit dhe njoftimit të Këshillit Bashkiak për përfundimin e parakohshëm të mandatit të ish-kryebashkiakut Edison Memolla dhe nisjen e procedurave për zgjedhje.

Këshilli i Ministrave, më datë 11 shkurt 2026, kishte detyrimin ligjor të vinte në dijeni Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e KQZ-së.

Ndërsa Presidenti, brenda 48 orëve, do të shpallte zgjedhjet e reja për kryetar bashkie në Rrogozhinë dhe do të caktonte datën, jo më herët se 30 ditë e jo më vonë se 45 ditë nga data e daljes së dekretit; që sipas afatit duhej të ishin zhvilluar më datë 15 mars ose më datë 22 mars 2026.

Por kryeministri Edi Rama, prej 7 muajsh, nuk po dërgon njoftimin në Presidencë e KQZ, duke mbajtur të bllokuara zgjedhjet e parakohshme për kryetarin e ri të Bashkisë së Rrogozhinës.

Ndërsa me reformën e re territoriale, kryeministri Edi Rama, nëpërmjet komisionit "Mazniku", ka menduar të shkrijë Bashkinë e Rrogozhinës brenda Bashkisë së Kavajës.

Por ky projekt nuk justifikon lënien e asaj bashkie pa kryetar prej më shumë se 16 muajsh deri në zgjedhjet 2027, pavarësisht se socialisti kryetar bashkie në detyrë, Andi Proshka, është kunati i ish-kryebashkiakut të dënuar, socialistit Edison Memolla./Pamfletiandi proshka bashkia rrogozhinë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet BE përgatit modelin e ri të zgjerimit, Kos: Integrim gradual, verifikim më i rreptë dhe masa për anëtarët e rinj 25 Gusht 2026, 11:0511:05Aktualitet Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike 25 Gusht 2026, 09:3309:33Aktualitet Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, radhë kilometrike nga fluksi i lartë i automjeteve 25 Gusht 2026, 09:2309:23Aktualitet Copernicus: Shqipëria përfshihet në verën përvëluese, Europa Perëndimore "thyen" rekordin e temperaturave 25 Gusht 2026, 08:0108:01Aktualitet “Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare, një në ishullin e Sazanit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri 25 Gusht 2026, 07:2907:29Aktualitet Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot 25 Gusht 2026, 07:1307:13Aktualitet