Lajme Zone
KulturëReport TV

60 vjet nga zbulimi, Amfiteatri i Durrësit nis një fazë të re ruajtjeje! Gonxhja: 28,823 vizitorë në 8 muaj, vijon puna për ta mbrojtur e përcjellë te brezat (VIDEO)


Plani i Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike ka hyrë në zbatim në Amfiteatrin e Durrësit duke shënuar një etapë të re për ruajtjen dhe studimin e këtij siti.

Plani i Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike ka hyrë në zbatim në Amfiteatrin e Durrësit duke shënuar një etapë të re për ruajtjen dhe studimin e këtij siti. Lajmin e ka dhënë ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore duke theksuar vijimësinë e punës për të mbrojtur dhe përcjellë këtë pasuri, 6 dekada pasi zbulimit. LEXO edhe...'Territorialja', Sako përcjell propozimet e të zgjedhurve vendorë: Njësitë administrative të marrin më shumë kompetenca dhe të ofrojnë më shumë shërbime Amfiteatri tërheq edhe vizitorë, pasi në vetëm 8 muaj (janar-gusht), është vizituar nga 28,823 persona, rritje me 16.3% krahasuar me vitin e kaluar. Postimi i plotë: “Në 60-vjetorin e zbulimit, Amfiteatri Antik i Durrësit hyn në një etapë të re ruajtjeje dhe studimi. Ka nisur zbatimi i Planit të Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike, investim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ndërsa vijojnë kërkimet e projektit italo-shqiptar “Durrësi Mesjetar – Amfiteatri”, që prej vitit 2018 sjell të dhëna të reja për historinë e monumentit. Interesi i vizitorëve po rritet: nga janari në gusht 2026, Amfiteatrin e vizituan 28,823 persona, rreth 16.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjashtë dekada pas zbulimit, puna për ta njohur, mbrojtur dhe përcjellë këtë pasuri te brezat e ardhshëm vazhdon”, shkruan Gonxhja. P.J/E.H/ReportTv.al ministria e turizmit Blendi Gonxhja Durres amfiteatri i durresit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.1% Jo 38.9% Disi 7% Vota total: 3213 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?