Familja Berisha / Sali Berisha deklaron se i është hequr 'Non grata' dhe ka marrë ftesë për në Konventën Republikane në SHBA, por emri i tij dhe i 3 familjarëve (Liri Berisha, Argita Malltezi, Shkëlzen Berisha) janë ende në listën e DASH-it. Për të fshirë edhe të tjerët, duhet të paguajë 18 milionë USD të tjera, veçanërisht për Argitën, të cilën e ka gati për të trashëguar fronin e PD-së... Fillimisht, po përmendim dy fakte:
· Më 11 qershor 2026, Sali Berisha, i shoqëruar me duartrokitje nga deputetët e PD-së, hyri në seancë parlamentare 1 orë pasi ajo kishte nisur punimet dhe, ende pa u ulur në karrige, tha: "Unë erdha, u krye! Nuk kam qenë kurrë 'Non-grata', por bllokim vize, dhe tani mund të udhëtoj për në SHBA kur ta shikoj të arsyeshme."
· Më 27 gusht 2026, në media u publikua një ftesë dërguar Sali Berishës për të qenë pjesë e delegacionit të Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) në punimet e Konventës Kombëtare Republikane në SHBA, më 9-10 shtator 2026.
Për lajmin e heqjes së "Non grata"-s, Sali Berisha tha se i ishte komunikuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, por edhe sot, pas 2 muaj e gjysmë, emri i Sali Berishës dhe 3 familjarëve të tij nuk janë hequr nga faqja zyrtare e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ndërsa për të marrë pjesë në Konventën e Republikanëve në SHBA, Sali Berisha duhet të pajiset me vizë nga Ambasada në Tiranë, për të cilën nuk ka informacion nëse do t'i jepet apo jo.
Atij mund t'i jetë hequr "Non grata" dhe mund të futet në SHBA me ftesa të tilla, mundësi që e ka krijuar nëpërmjet lobimit privat me 6 milionë USD, të paguara në kompaninë "Continental Strategy".
Por, ka një dyshim logjik: nëse Sali Berishës do t'i ishte hequr "Non Grata", do të ishte fshirë nga faqja zyrtare e DASH-it; por do t'i ishte hequr dhe bashkëshortes Liri Berisha, vajzës Argita Malltezi (Berisha) e djalit Shkëlzen Berisha.
Sepse ata janë sanksionuar familjarisht me të njëjtat prova si grup-bashkëpunëtorësh në keqpërdorimin e pushtetit, pengim drejtësie për t'i shpëtuar ndëshkimeve, korrupsion të lartë dhe cenim të demokracisë.
Ndërsa sipas logjikës dhe llogarisë financiare të lobimit privat për heqjen e sanksionit të tij "Non Grata" me pagesë 6 milionë USD, Sali Berisha duhet të paguajë edhe 18 milionë USD lobim për të hequr 3 "Non Grata"-t e bashkëshortes Liri Berisha, vajzës Argita Malltezi (Berisha) e djalit Shkëlzen Berisha.
Pra, duhet të paguajë nga 6 milionë USD për secilin, për të mos i lënë dhe ata me damkën "Non grata", sidomos të birin që është përfshirë në shumë afera korrupsioni, pastrimi parash dhe rrjete trafiqesh e kontrabande.
Por dhe për të bijën Argita Malltezi (Berisha), Sali Berisha do të bëjë çmos dhe do ta "shkrijë pasurinë" e madhe që ka, për dy arsye të forta:
1. Argitës i duhet hequr patjetër "Non Grata", sepse Sali Berisha e ka bërë gati për t'i trashëguar fronin e kryetares së PD-së dhe ky plan është gati për zbatim.
2. Argitës i duhet hequr patjetër "Non Grata", ngaqë, përveç akuzave të rënda në dosjen e DASH-it për këtë sanksion, ajo është edhe me dosje si bashkëpunëtore e krimeve ekonomiko-financiare me bashkëshortin Jamarbër Malltezi, aktualisht i pandehur e në gjykim.
Nuk është sekret e as shpifje që familja "Berisha" disponon pasuri të shumta, dhe nuk e ka problem të paguajë edhe 18 milionë USD për heqjen e 3 "Non Grata"-ve të tjera.
Ndërsa kompania e lobimit "Continental Strategy" është gati, veçse nëse nuk e ka rritur tarifën e heqjes së "Non Grata"-ve mbi 6 milionë USD, pasi pa që familja mafioze "Berisha" nuk kursen për të pastruar figurën penale, me qëllim që të trashëgojnë drejtimin e PD-së dhe të mos preken nga drejtësia. / Pamfletinon grata e berishës argita berisha shkëlzene berisha lirije berisha Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shkarkimi i Ristanit nga Veliaj, Berisha: Rama po bëhet një kalë i ngordhur 29 Gusht 2026, 13:3413:34Politike Agasi u transferua në paraburgimin e Bradasheshit, Berisha: Rama e çoi në burgun që kontrollohet nga Taulant Balla e Sara Mila 29 Gusht 2026, 12:3812:38Politike "Agasi, eksponenti më i rrezikshëm i mafies pas kryeministrit", Berisha: PS po shpërbëhet, Rama në panik 29 Gusht 2026, 12:2112:21Politike Tabaku: Agasi vetëm një hallkë e sistemit, në krye të piramidës qëndron Edi Rama 29 Gusht 2026, 11:5611:56Politike Ndalimi i varrimit me flamurin kombëtar trondit shqiptarët në Maqedoninë e Veriut 29 Gusht 2026, 11:5011:50Politike Rama mbledh PS-në e Tiranës, “Besa” dhe “Pasqyra” për të mbuluar çarjet në kryeqytet 29 Gusht 2026, 08:2108:21Politike

