Lajme Zone
50 mijë lekë ryshfet shoferit kundravajtje! AMP arreston policin në Durrës, në hetim dy efektivë të tjerë
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

50 mijë lekë ryshfet shoferit kundravajtje! AMP arreston policin në Durrës, në hetim dy efektivë të tjerë

Një efektiv i Policisë në Durrës është arrestuar pas një Operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërkohë për dy të tjerë ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Një punonjës i policisë, në patrullën e përgjithshme në Durrës u arrestua, ndërsa dy efektivë të tjerë, po hetohen të lirë të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ata dyshohet se u merrnin para qytetarëve. Burime për Report Tv thanë, se rasti i efektivit të arrestuar, lidhet me ndalimin e drejtuesit të një automjeti, i cili udhëtonte kundravajtje. Në këmbim që të mos pezulllohej patenta dhe leja e qarkullimit, efektivi mësohet se ka kërkuar në këmbim 50 mijë lekë të rinj. Njoftimi i plotë i AMPOperacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe procedimin në gjendje të lirë të dy efektivëve të tjerë, të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Operacioni është finalizuar më 15 shtator 2026, në kuadër të procedimit penal nr. 100/2026, pas një hetimi të zhvilluar me metoda speciale nga Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. LEXO EDHE:Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Shijak! Nisin hetimet Në përfundim të operacionit është arrestuar në flagrancë efektivi S.M., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme. Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” janë referuar në gjendje të lirë edhe dy punonjës të Policisë, S.H., me detyrë Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Durrës, dhe A.K., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës. Hetimi është zhvilluar në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet e përpiluara janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme sipas ligjit. AMP do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj ligjore për evidentimin, dokumentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në radhët e punonjësve të strukturave që mbikëqyr. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/G.M./Shqiptarja.com TAG: shperdorim detyre korrupsion AMP Durres Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Shtator, 12:58

Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 22.6% Të gabuar 67.7% Nuk e di 9.7% Vota total: 62 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?