Lajme Zone
5 vatra aktive në vend, nën kontroll flakët në Gojan të Pukës! Në Shqipëri, 9050 hektarë pyje të djegur nga zjarret e 2026-ës
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

5 vatra aktive në vend, nën kontroll flakët në Gojan të Pukës! Në Shqipëri, 9050 hektarë pyje të djegur nga zjarret e 2026-ës

Vendi ynë vijon të jetë në 'luftë' me flakët edhe këtë të hënë. 18 vatra të raportuara, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja ndaj vatrave ende aktive, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në terren ndodhen 30 efektivë të FA, 30 zjarrfikës dhe 1 helikopter. LEXO edhe...Një tjetër zjarr në Pukë, dysh

Vendi ynë vijon të jetë në 'luftë' me flakët edhe këtë të hënë. 18 vatra të raportuara, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja ndaj vatrave ende aktive, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në terren ndodhen 30 efektivë të FA, 30 zjarrfikës dhe 1 helikopter. LEXO edhe...Një tjetër zjarr në Pukë, dyshohet se flakët janë vënë qëllimisht Zjarri në Gjegjan, Gojan i Vogël dhe Gojan i Madh, Pukë është shuar plotësisht, ndërsa vatra në Prozhëm vijon me intensitet shumë të ulët dhe është drejt shuarjes. Në zonë janë angazhuar forca vendore, vullnetarë dhe 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga mjete dhe 1 helikopter. Në Qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafën e Helmës, pa rrezik për zonat e banuara, ndërsa zjarri në Bërshi është shuar plotësisht. Në Qarkun Lezhë, vatrat në Lufaj dhe Shtuf janë deklaruar të fikura, ndërsa Kalivaçi dhe zona e Tenës mbahen nën mbikëqyrje. Në Elbasan dhe Vlorë vijon monitorimi i disa vatrave pa rrezik për banesat, ndërsa një vatër e re aktive është raportuar në malin e Luzatit, Tepelenë, ku po ndërhyjnë strukturat zjarrfikëse vendore. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 216 forca operacionale dhe 9 automjete zjarrfikëse, 70 efektivë nga Forcat e Armatosura, 1 ekskavator dhe 2 helikopterë. Ndërkohë Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, në një raport informon se nga zjarret në vendin tonë kanë shkrumbuar 9050 hektarë sipërfaqe pyjore lajm ne perditesim... Ora 14:49 Një tjetër zjarr në Pukë, dyshohet se flakët janë vënë qëllimisht Një tjetër vatër zjarri është regjistruar këtë të martë në pyjet e Pukës. Flakët kanë shpërthyer në zonën e njohur si Bojdan, pranë disa varrezave.Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Pak ditë më parë, në të njëjtën zonë, policia asgjësoi një parcelë me kanabis.Drejt vendit të ngjarjes është nisur një mjet zjarrfikës për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve. Share Xh.K/U.D/ReportTv.al Tirane Lezhe Shkoder puke zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 60.8% Keq 30.9% Nuk e di 8.4% Vota total: 1328 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?