Lajme Zone
5 ditë pas krimit, gjendet thika me të cilën u vra turisti portugez në Ksamil
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

5 ditë pas krimit, gjendet thika me të cilën u vra turisti portugez në Ksamil

Pesë ditë pas vrasjes së turistit portugez 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mende në Ksamil, grupi hetimor ka gjetur thikën me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Mjeti është gjetur në një zonë me shkurre në dalje të Ksamilit dhe është sekuestruar për t’iu nënshtruar ekspertizës, e cila pritet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për armën e përdorur në vrasje. Për ngjarjen është arrestuar Sokrat Vata, ndërsa David Heurtevent vijon të jetë në kërkim.

Sipas dëshmive të turistëve që ndodheshin në vendngjarje, Vata kishte një thikë në dorë dhe fillimisht ka plagosur në këmbë Tourpal Khitaev, përpara se të godiste për vdekje Luis Miguelin. Edhe DJ-ja i klubit “Principotes”, të cilit Vata i kërkoi ndihmë pas përplasjes, ka dëshmuar se e ka parë 29-vjeçarin të hidhte diçka pranë rrugës, në të njëjtën zonë ku më pas u gjet arma e dyshuar e krimit.

Nga rindërtimi paraprak i ngjarjes rezulton se përleshja jashtë ambienteve të “Principotes” zgjati rreth gjashtë minuta. Në konflikt u përfshinë disa punonjës dhe truproja të lokalit, ndërsa pronari Bekim Bulica është shpallur në kërkim. Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për Vatën dhe pesë persona të tjerë, ndërsa për pesë truproje është vendosur “detyrim paraqitjeje”.