Lajme Zone
Vrau 45-vjeçaren dhe më pas veten, shqiptari ishte i martuar dhe baba i një fëmije
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas veten, shqiptari ishte i martuar dhe baba i një fëmije

Policia greke po mbledh prova të reja për të zbardhur rrethanat e vrasjes së 45-vjeçares shqiptare, Lulieta Obzova, e cila u qëllua për vdekje nga 48-vjeçari shqiptar Altin Allmuça, i cili më pas i dha fund jetës. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit para tragjedisë dhe të përcaktojnë natyrën e marrëdhënies mes dy personave.

Sipas mediave greke, Allmuça ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar para autoriteteve se nuk kishte dijeni për ndonjë marrëdhënie mes bashkëshortit dhe viktimës. Në kuadër të hetimeve, policia ka kontrolluar banesën e 48-vjeçarit në Tavros, ku janë kërkuar pajisje elektronike, dokumente dhe prova të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e lëvizjeve të tij para krimit.

Ndërkohë, hetuesit po analizojnë telefonat celularë dhe aktivitetin online të të dy viktimave, me qëllim evidentimin e komunikimeve dhe kontakteve të fundit. Provat e mbledhura pritet të ndihmojnë autoritetet greke për të kuptuar më qartë dinamikën e ngjarjes dhe motivin që çoi në këtë tragjedi.