Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i garave” është arrestuar sot në Palasë gjatë një operacioni nga FNSH dhe RENEA. Mësohet se atij i është gjetur një armë zjarri pa leje. Por kush është Elvis Kosova i njohur edhe si “Visi i garave”? Në korrik të vitit të kaluar Elvis Kosovës iu vendos tritol te një garazh në pronësi të tij te rruga “Peti”. Lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në portën hyrëse të garazhit të 40-vjeçarit. Si pasojë e shpërthimit u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara. Një emër i njohur për policinë, Elvis Kosova ka precedent të mëparshëm penal. I njohur ndryshe si Visi i garave, apo Visi i makinave te shpejta, ai u arrestua në gusht të vitit 2024 për shkak se u akuzua për vjedhjen e nje audi R8 me vlerë 200 mijë euro. Lidhur me këtë rast, bashkë me të u vu në pranga edhe një shtetas turk. Shtetasi turk kishte marrë me qira një automjet të markës ‘Audi’ R8 në Gjermani.
Pasi kishte hyrë në territorin shqiptar, automjeti iu dorëzua Elvis Kosovës, i cili dyshohet se ka manipuluar situatën për ta përvetësuar automjetin luksoz me vlerë 200 mijë euro për vete. Shtetasi turk më pas bëri një kallëzim pranë autoriteteve duke pretenduar se automjeti i ishte vjedhur pranë një hoteli afër stadiumit “Air Albania” në Tiranë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

