Vladimir Putin Grushte shteti, kriza financiare, luftëra dhe tragjedi kanë ushqyer prej dekadash mitin e “Gushtit të Zi” në Rusi. Edhe këtë vit, presioni ekonomik dhe lufta në Ukrainë kanë rikthyer debatin. Në Rusi, muaji gusht shoqërohet prej dekadash me termin “Gushti i Zi”, për shkak të një serie krizash dhe tragjedish që kanë ndodhur pikërisht gjatë kësaj periudhe. Historia moderne ruse ka ushqyer perceptimin se ngjarje të paparashikueshme me pasoja të mëdha priren të shfaqen në këtë muaj.
Në gusht 1991, komunistët e linjës së ashpër ndërmorën një grusht shteti të dështuar kundër Mikhail Gorbachev, duke përshpejtuar proceset që çuan në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Në gusht 1998, Rusia u godit nga një krizë e rëndë financiare dhe zhvlerësimi i rublës.
Një vit më vonë, luftëtarë të armatosur hynë në Dagestan, duke nxitur Luftën e Dytë Çeçene dhe ngritjen politike të Vladimir Putinit. Në gusht 2000, vetëm disa muaj pasi Putin mori drejtimin e vendit, nëndetësja bërthamore “Kursk” u fs, duke shkaktuar vdekjen e 118 marinarëve. Në gusht 2008, Rusia hyri në luftë me Gjeorgjinë.
A po përjeton Rusia një tjetër “Gusht të Zi”?
Edhe këtë verë, Rusia po përballet me presione të shumta. Përparimet e forcave të saj në Ukrainë kanë qenë të kufizuara, ndërsa Kievi ka goditur rafineri nafte dhe qendra logjistike brenda territorit rus. Problemet me karburantet, rritja e çmimeve dhe diskutimet për një mobilizim të ri kanë shtuar shqetësimin.
Komentatori rus në mërgim Ilya Varlamov e cilëson përsëritjen e krizave në gusht një “rastësi”, por pranon se muaji shkakton ankth te shumë rusë.
“Shumë rusë e presin gushtin me shqetësim. Sidomos tani, kur vendi ndodhet realisht në krizë... Kriza e karburanteve është rikthyer, çmimet po rriten dhe nuk po ndalen, rubla po bie, po afrohen zgjedhjet dhe Zoti e di se çfarë tjetër”, tha Varlamov.
Ai iu referua gjithashtu paralajmërimeve të një ekonomisti të njohur rus, sipas të cilit Moska po përballet me një “krizë sociale” dhe po “humbet konkurrencën globale, si në aspektin teknologjik ashtu edhe në atë ekonomik”.
Edhe tabloidi Moskovsky Komsomolets, i afërt me Kremlinin, trajtoi frikën tradicionale nga gushti, duke iu referuar astrologjisë.
“Kjo mund të shkaktojë riorganizime shoqërore, ndryshime politike në marrëdhëniet me fqinjët dhe trazira të brendshme”, shkroi gazeta.
Pretendime të tilla astrologjike nuk kanë bazë shkencore, por tregojnë sa e rrënjosur është ideja e “Gushtit të Zi” në diskursin publik rus.
Putin minimizon pasojat
Presidenti Vladimir Putin vazhdon të shfaqë publikisht besim se Rusia mund t'i përballojë goditjet. Teksa ka komentuar dëmet nga sulmet ukrainase ndaj objekteve logjistike, ai pranoi pasojat materiale, por minimizoi ndikimin afatgjatë.
“Është e qartë se këto sulme nuk do të kenë, nuk shkaktojnë dhe nuk mund të sjellin pasoja kritike”, deklaroi Putin.
Ai shtoi gjithashtu se "Është e vërtetë se shkaktojnë dëme, kjo është e qartë dhe ne e kuptojmë, e shohim dhe e dimë”.
Putin tha se objektet e dëmtuara do të rindërtohen me mbështetjen e shtetit. Megjithatë, sipas analizës, lufta në Ukrainë po prek gjithnjë e më drejtpërdrejt jetën dhe ekonominë e qytetarëve rusë.
Rusia dhe Ukraina, dy realitete politike
Analiza ndalet edhe te situata politike në të dy vendet. Ukraina nuk ka zhvilluar zgjedhje presidenciale që prej vendosjes së ligjit ushtarak pas pushtimit rus të vitit 2022, ndërsa Putin e ka përdorur këtë fakt për të vënë në dyshim legjitimitetin e presidentit Volodymyr Zelensky.
Gjithashtu argumentohet se protestat, debatet politike dhe ndryshimet qeveritare tregojnë se shoqëria civile vazhdon të jetë aktive në Ukrainë.
Në Rusi, hapësira për opozitën është kufizuar ndjeshëm. CNN përmend dënimin e politikanit opozitar Lev Shlosberg, kufizimet ndaj partisë Yabloko dhe vdekjen në burg të Alexei Navalnyt në shkurt 2024.
Edhe historia e Navalnyt lidhet me gushtin: në gusht 2020 ai u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia drejt Moskës dhe më pas autoritetet gjermane thanë se ishte helmuar me një agjent nervor të grupit Novichok.
Rastësi apo “mallkim”?
Nuk ka bazë faktike për të folur për një “mallkim” të gushtit. Megjithatë, grushti i dështuar i shtetit më 1991, kriza financiare e vitit 1998, luftërat në Kaukaz, tragjedia e “Kursk” dhe konfliktet e viteve të fundit kanë bërë që gushti të mbetet një muaj me peshë të veçantë në kujtesën politike ruse./ Përshtati "Pamfleti" nga "CNN.gr".putin rusia sfid mallkim gushti i zi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota "Përvëlohet” Greqia/ Temperatura deri në 42 gradë, sa do të zgjasë vala e të nxehtit 23 Gusht 2026, 13:1713:17Rajoni dhe Bota Lavrov 'kërcënon' NATO-n dhe BE-në: Rusia nuk do t'i harrojë veprimet tuaja! 23 Gusht 2026, 13:0113:01Rajoni dhe Bota Përplasja që “pasuroi” Iranin, si u krijuan rezervat kolosale të naftës miliona vjet më parë 23 Gusht 2026, 12:2912:29Rajoni dhe Bota Dështojnë negociatat SHBA-Kanada/ Carney: Jemi në luftë tregtare, tarifat e Trump llogaritje e gabuar 23 Gusht 2026, 11:0211:02Rajoni dhe Bota Irani kërcënon me bllokimin e Hormuzit, mesazhi i prerë: Nuk do të kalojë asnjë pikë nafte! 23 Gusht 2026, 09:3709:37Rajoni dhe Bota Nafta e Detit të Veriut, “totemi” i Trump që po kthehet në dhimbje koke për kryeministrin britanik 23 Gusht 2026, 07:4307:43Rajoni dhe Bota

