Lajme Zone
4iG nën hetim në Budapest, ONE Albania në skanerin e Amerikës
EkonomiPamfleti

4iG nën hetim në Budapest, ONE Albania në skanerin e Amerikës

4iG nuk po kërkon vetëm para në Shtetet e Bashkuara. Grupi që kontrollon ONE Albania po kërkon një strehë të re financiare, pikërisht kur në Hungari kanë nisur të hapen dosjet mbi mënyrën se si Viktor Orbán e ktheu kompaninë e Gellért Jászait në përfituesen kryesore të kontratave strategjike të shtetit.

Gellért Jászai, Chairman of 4iG Group Orbán ia dorëzoi kompanisë së Jászait projektin satelitor, pavarësisht kundërshtimeve për sigurinë kombëtare dhe pronësinë e paqartë; tani grupi kërkon kapital në Nasdaq, ku duhet të hapë edhe dosjet e aktivitetit shqiptar. Hetimi i Direkt36 zbulon se ministritë hungareze kundërshtuan kalimin e sistemit satelitor te kompania e Jászait për shkak të sigurisë kombëtare dhe pronësisë së paqartë. Ndërsa Budapesti kontrollon kontratat prej 2.36 miliardë eurosh, grupi kërkon kapital në Nasdaq, ku auditimi do të prekë edhe aktivitetin e ONE Albania. 4iG nuk po kërkon vetëm para në Shtetet e Bashkuara. Grupi që kontrollon ONE Albania po kërkon një strehë të re financiare, pikërisht kur në Hungari kanë nisur të hapen dosjet mbi mënyrën se si Viktor Orbán e ktheu kompaninë e Gellért Jászait në përfituesen kryesore të kontratave strategjike të shtetit.

Një hetim i publikuar nga Direkt36 përmes medias hungareze “Telex” zbulon se projekti satelitor i 4iG nuk lindi nga konkurrenca dhe as nga një ide e kompanisë. Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes kishin hartuar një program shtetëror për krijimin e një sistemi kombëtar satelitësh, i cili do të shërbente për komunikim, vëzhgim dhe operacione ushtarake. Projekti kushtonte rreth 250 miliardë forinta dhe do të zbatohej nën kontrollin e drejtpërdrejtë të shtetit, në bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare dhe strukturat e NATO-s.

Viktor Orbán ndryshoi drejtimin e projektit. Ai vendosi që infrastruktura me rëndësi kombëtare të mos ndërtohej nga shteti, por nga 4iG, një kompani private që qeveria e tij e kishte ushqyer me kontrata publike, kredi, bashkëinvestime dhe transferim asetesh strategjike.

Vendimi shkaktoi kundërshtime brenda administratës hungareze. Sipas Direkt36, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes paralajmëruan se 4iG nuk kishte certifikimin e nevojshëm të sigurisë kombëtare. Ata ngritën shqetësime edhe për strukturën e pronësisë së grupit, e cila kalonte përmes një rrjeti fondesh private dhe nuk siguronte transparencën që kërkon një projekt ushtarak. Ekspertët mendonin se këto mangësi mund ta pengonin përfshirjen e sistemit satelitor hungarez në arkitekturën mbrojtëse të NATO-s.

Orbán nuk i mori parasysh kundërshtimet. Në janar 2024, qeveria ia hoqi Ministrisë së Jashtme mbikëqyrjen e sektorit hapësinor dhe ia kaloi Ministrisë së Ekonomisë, e drejtuar nga njerëz më të afërt me 4iG. Kompania mori kontrollin e projektit, ndërsa shteti u angazhua paraprakisht të blinte për shumë vite shërbimet satelitore që ajo do të ofronte.

Këtu fillon çështja financiare. Projekti shtetëror parashikonte një kosto rreth 250 miliardë forinta. Kontratat që qeveria lidhi më pas me 4iG arritën në 2.36 miliardë euro. Shteti hungarez pagoi edhe rreth 125 milionë euro paradhënie. Në këtë mënyrë, 4iG mori një projekt strategjik pa konkurrencë dhe siguroi paraprakisht klientin që do t’i paguante shërbimet.

Burime të qeverisë së re i kanë thënë Direkt36 se rezultatet e para të kontrollit tregojnë një marrëveshje të pafavorshme për shtetin hungarez. Hetimi vazhdon dhe përfundimet zyrtare nuk janë publikuar ende, por dyshimi tashmë ka kaluar nga debati politik te rreziku financiar.

Scope Ratings e ka vendosur vlerësimin BB- të 4iG nën shqyrtim për një ulje të mundshme. Agjencia e lidhi vendimin drejtpërdrejt me kontrollin e kontratave shtetërore. Nëse Budapesti anulon marrëveshje, kërkon kthimin e paradhënieve ose ndërpret mbështetjen, 4iG mund të humbasë të ardhura, financime dhe besueshmëri përpara kreditorëve.

Kompania po përpiqet të dalë nga rrethi hungarez në çastin kur ai po ngushtohet. Më 15 shtator, 4iG njoftoi se synon të listojë aksionet në Nasdaq gjatë tremujorit të fundit të vitit 2027. Paralelisht, grupi po përgatit një emetim ndërkombëtar obligacionesh për të rifinancuar borxhet dhe për të financuar zgjerimin në telekomunikacion, mbrojtje, sektorin hapësinor dhe energji.

Nasdaq nuk përbën ende një marrëveshje të kryer. Kompania ka shpallur vetëm nisjen e përgatitjeve. Për të hyrë në tregun amerikan, 4iG duhet të pranojë një standard transparence shumë më të lartë se ai me të cilin u rrit në Hungarinë e Orbánit. Bankat amerikane, studiot ligjore dhe auditorët ndërkombëtarë do të kontrollojnë financat, pronësinë, kontratat, detyrimet, marrëdhëniet me shtetet dhe veprimtarinë e të gjithë grupit.

Në këtë pikë hyn ONE Albania. Kompania shqiptare nuk përmendet në hetimin mbi satelitët hungarezë dhe deri tani nuk ka dokument publik që provon se ajo ka garantuar juridikisht borxhet e 4iG. Megjithatë, ONE Albania është pjesë e strukturës që do të duhet të hapet përpara auditorëve amerikanë. Të ardhurat, fitimet, huatë, transaksionet me kompaninë mëmë dhe çdo garanci e mundshme brenda grupit do të përfshihen në procesin e verifikimit.

ONE Albania ka edhe një rol tjetër. Telekomunikacioni vazhdon të prodhojë pjesën më të qëndrueshme të të ardhurave të 4iG, ndërsa bizneset e mbrojtjes dhe hapësirës kërkojnë kapital dhe japin marzhe më të ulëta. Kjo e bën operatorin shqiptar një aset të rëndësishëm në momentin kur grupi kërkon t’u tregojë investitorëve amerikanë se ka të ardhura të sigurta dhe tregje funksionale jashtë Hungarisë.

Marrëveshja e 4iG me SpaceX e afron edhe më shumë Shqipërinë me këtë strategji. Grupi ka njoftuar se do të ofrojë Starlink Mobile në Hungari dhe Shqipëri, bashkë me zgjidhje satelitore të mbrojtura për përdorime shtetërore. Deri tani, autoritetet shqiptare nuk kanë shpjeguar rolin e ONE Albania, licencat që do të nevojiten, mënyrën e administrimit të të dhënave dhe ndarjen ndërmjet shërbimeve tregtare dhe komunikimeve të sigurisë.

Shqipëria nuk mund të qëndrojë si spektatore. AKEP, Autoriteti i Konkurrencës dhe institucionet e sigurisë duhet të kërkojnë të dhëna për ekspozimin e ONE Albania ndaj kompanisë mëmë, financimet brenda grupit dhe detyrimet që mund të lidhen me projektet jashtë vendit. Një operator që administron një pjesë të madhe të komunikimeve shqiptare nuk mund të trajtohet si një degë e zakonshme tregtare, sidomos kur pronari i tij kontrollohet për kontrata miliardëshe dhe mungesë transparence.

Orbán i dha 4iG një pjesë të qiellit hungarez, edhe pse njerëzit e tij të sigurisë e kundërshtuan. Tani Jászai kërkon kapital dhe legjitimitet në Shtetet e Bashkuara. Nëse dera e Nasdaq-ut hapet, ajo do të hapë edhe librat e kompanisë. Brenda tyre ndodhet edhe ONE Albania./Pamfleti4ig nën hetim në budapest one albania në skanerin e amerikës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Telashet që i hapi vetes Edi Rama, duke futur MIT-in, shërbimin sekret turk në Shqipëri 28 Shtator 2026, 15:4515:45Dosja e zezë Si e hodhi Edi Rama “bombën tymuese” në Rinas për të fshehur falimentin e tij në Amerikë 28 Shtator 2026, 12:4612:46Dosja e zezë Prapaskenat drithëruese të operacionit të SPAK ndaj Vlora Hysenit 26 Shtator 2026, 14:1414:14Dosja e zezë SPAK hap dosjen Baks-Rrjolli/ Roli i “zonjës“ së territorit Adelina Greca, vëllezërit Efthimi dhe plani që urbanizoi tokat e resorteve 25 Shtator 2026, 14:0814:08Dosja e zezë “Ky është fillimi i luftës së egër ndaj teje”/ Gusht 2024, kur Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi vunë SHISH e Policinë kundër Pamfletit 24 Shtator 2026, 19:2519:25Dosja e zezë Klani Agasi ka kapur TV-të/ Ekranet e “shpëlarjes” ndezin motorrët për Gysin dhe “zemrën”; debati zhvendoset te “armiqtë“ e tij 24 Shtator 2026, 17:4717:47Dosja e zezë