Një ditë pas fjalimit “Besa” të Ramës, zhvillova një sondazh në të gjithë territorin e vendit, ku pyetja kryesore ishte: “Çfarë vlerësimi keni për Kryeministrin Rama?”. Pyetësorin e shpërndarë me një link përmes SMS-ve krejt të rastësishme nga Vermoshi në Konispol e plotësuan 1513 banorë të rritur, duke garantuar një maksimum marzhi gabimi statistikor +/- 2.6% për kampionin e plotë, si dhe një përfaqësim të përafërt statistikor të popullsisë së rritur, nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike. Nga sondazhi rezultoi se 49.1% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për Kryeministrin Rama, 45.4% anojnë nga vlerësimi negativ, dhe 5.5% janë të dyzuar (shihni grafikun e mëposhtëm). Këto rezultate ishin të ngjashme edhe për shtresa të ndryshme gjeografike, gjinore dhe arsimore të kampionit. LEXO edhe...Skënder Minxhozi: Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja Në një sondazh të ngjashëm që zhvillova më 14 qershor, kuota pozitive për Ramën ishte 44.1%. Teksa rezultatet ishin të ngjashme në shtresat e ndryshme gjeografike, gjinore dhe arsimore të kampionit, te shtresëzimi politik ndryshon puna. Meqë në pyetësor ishte edhe një pyetje sesi kishin votuar të anketuarit në zgjedhjet e vjetshme parlamentare, mund të analizohet votimi i vjetshëm i atyre që kanë zgjedhur opsionet “Anoj pozitiv”, “Anoj negativ”, ose “I/e dyzuar” (shihni tabelën e mëposhtme). Nga kjo analizë rezulton se te 49.1-përqindëshi që anon pozitiv, 3/4 kanë votuar vjet për PS-në. Nga ana tjetër, te 45.4-përqindëshi që anon negativ, 3/5 kanë votuar vjet për PD-ASHM. Kurse te 5.5-përqindëshi i të dyzuarve, dominojnë ata që nuk votuan fare vjet. Interesant është shtresëzimi moshor – të anketuarit pro ose kundër Ramës kanë moshë mesatare të përafërt (50.2 vjeç vs. 49.2 vjeç). Ndërsa të dyzuarit e kanë moshën mesatare 27.6 vjeç. SI.E./ReportTv.al Eduard Zaloshnja edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.1% Nuk e di 7.2% Vota total: 3084 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

