Rreth 460 efektivë dhe punonjës të strukturave të ndryshme janë angazhuar në terren për përballimin dhe shuarjen e zjarrit. Në operacion janë përfshirë rreth 300 forca, të mbështetura nga automjete zjarrfikëse dhe efektivë të MZSH-së nga Fier, Tiranë, Tepelenë, Himarë, Vlorë, Finiq, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër dhe Dropull. Në operacion po marrin pjesë gjithashtu forca të Policisë, strukturave bashkiake, Urgjencës Mjekësore dhe Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile. Në mbështetje të tyre janë angazhuar edhe 160 forca ushtarake, të cilat po kontribuojnë në operacionet për vënien nën kontroll të flakëve. Forcat në terren vijojnë ndërhyrjen për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.

