Zbardhen detaje të reja nga aksioni i SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Elbasan, ku më herët u raportua se ishte shoqëruar administratori i shoqërisë “Eco-Elb” sh.a., Leli Kaja. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, Kaja është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga hetimet dyshohet se administratori i “Eco-Elb” ka kërkuar dhe marrë 400 mijë lekë nga administratori i një operatori ekonomik, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkonte ligji në funksionin e tij.
Shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit personal të Kajas, ndërsa SPAK bën me dije se gjatë hetimit janë përdorur metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara. SPAK dhe BKH aksion në Elbasan, arrestohet administratori i inceneratorit të Elbasanit
5 Tetor, 18:10 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

