Lajme Zone
4 interpelanca dhe komisioni për fazën II të “Territoriales”, sot seancë plenare në Kuvend! Studentët sërish në protesë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

4 interpelanca dhe komisioni për fazën II të “Territoriales”, sot seancë plenare në Kuvend! Studentët sërish në protesë

Kuvendi këtë të enjte pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare në orën 10:00. Gjithashtu është njoftuar që studentët do të zhvillojnë njëkohësisht protestën  e radhës.

Kuvendi këtë të enjte pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare në orën 10:00. Gjithashtu është njoftuar që studentët do të zhvillojnë njëkohësisht protestën e radhës. Kuvendi sipas rendit të ditës pritet të mbahet edhe një interpelancë e kërkuar nga PD me ministrin e Brendshëm. Në interpelancë kërkohet që flitet lidhur me reagimin e policisë ndaj protestuesve. Parashikohen edhe 3 interpelanca të tjera, të shtyra gjatë seancës ku u votua reforma territoriale. Një nga interpelancat është kërkuar me ministrin Enea Karakaçi dhe tjera me ministrin Petrit Malaj. Rendi i ditës I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 15.10.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026. 2. Njoftime. 3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. 4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj. 5. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. 6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. 7. Projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”. 8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”. 9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, “Për shërbimet e pagesave”” 10. Projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. 11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, të ndryshuar”. 12. Projektligji “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”. 13. Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”. 14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.