Vijon prej 385 ditësh mashtrimi publik nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, dhe gazetari i familjes së tij, Mero Baze.
Bëhet fjalë për akuzat që ata kanë hedhur ndaj prokurorit Ols Dado.
Prej më shumë se 18 muajsh , Veliaj dhe Baze, akuzojnë prokurorin Ols Dado se ka nisur hetimet për shkak të konfliktit të interesit, ku sipas pretendimeve të tyre prokurori ka kërkuar shtesë mbi lejen e ndërtimit, kërkesë që, sipas kryebashkiakut Veliaj, nuk e ka pranuar, ndaj dhe nisjen e hetimit ndaj tij e cilëson si "hakmarrje personale".
CNA e ka kërkuar publikisht dokumentin e kërkesës që ka bërë prokurori Ols Dado për shtesën e lejes, dokument i cili nuk është nxjerrë asnjëherë haptazi prej tyre.
Ky rezulton të jetë një mashtrim publik, ashtu sikundër ishte raporti i bërë në SHBA se Dado ishte aktivist i opozitës dhe PD-së.
Pretendimet e Erion Veliajt Në pikën 135, thuhet se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar. Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erion Veliaj e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë. Pretendimet e Mero Bazes
Nga ana tjetër, gazetari i familjes së tij, Mero Baze, thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia. “Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, shprehet Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ajo që ka ndodhur është se si Erion Veliaj ashtu dhe gazetari i familjes së tij, Mero Baze, që prej arrestimit të kryebashkiakut kanë nisur një fushatë sulmesh ndaj drejtësisë, SPAK-ut, prokurorit dhe gjyqtarëve.
385 ditë mashtrim nga Erion Veliaj dhe Mero Baze kundër prokurorit Ols Dado, i cili së bashku me prokurorin Altin Dumani, të cilit nuk guxojnë t’i përmendin as emrin, kanë kryer hetimet dhe e kanë kapur kryebashkiakun e Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, ndërsa qëndron prej më shumë se 16 muajsh në qelitë e burgut të Durrësit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

