Lajme Zone
Kriza politike në Kosovë, ish-deputeti Majko: Zgjedhja e presidentit po kthehet në lodër ‘vetëvrasëse’, rrezik për dështimin e shtetit
PolitikëReport TV

Kriza politike në Kosovë, ish-deputeti Majko: Zgjedhja e presidentit po kthehet në lodër ‘vetëvrasëse’, rrezik për dështimin e shtetit

Në një koment për situatën, të postuar në rrjetet sociale, ish-deputeti i PS, Pandeli Majko shkruan se Kosova rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme që janë mekanizmi i zgjidhjes së krizës, po reflektohen negativisht në kutitë e votimit.

Ngërçi në Kosovë për zgjedhjen e presidentit po kthehet në lodër ‘vetëvrasëse’ për të zgjidhur krizën politike. Në një koment për situatën, të postuar në rrjetet sociale, ish-deputeti i PS, Pandeli Majko shkruan se Kosova rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme që janë mekanizmi i zgjidhjes së krizës, po reflektohen negativisht në kutitë e votimit. LEXO edhe...Pas Prishtinës e Dyseldorfit, mesazhi për ish-krerët e UÇK të hënën në ‘Times Square’ në New York: Liri për çlirimtarët! “Zgjedhja e Presidentit të Republikës, në Prishtinë, po kthehet në një “lodër” vetëvrasëse! Situata e krijuar në politikën e Kosovës po “vret” mekanizmin e fundit për gjetjen e zgjidhjes së krizës! Ky mekanizëm është i lidhur me zgjedhjet e parakohshme! Votuesit kanë “ngrirë” rezultatet dhe krizën e mosmarrëveshjes! Në kutinë e votimit, Kosova po mbetet jetime! Kosova rrezikon, seriozisht, të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar! Shpresa e fundit, është lodhja nga ideja se dështimi i njëri tjetrit është “zgjidhje”! Errësira e vërtetë nuk është ajo që njohim, por bindja se drita nuk do të vijë!”, shkruan Majko. Share P.J/ReportTv.al pandeli majko kosove kriza politike ne kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 21% Nuk e di 4.1% Vota total: 4477 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?