Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një i ri ka rënë në pranga pas kallëzimit të bërë nga familjarët e një të mituri.
Uniformat blu të Komisariatit Nr. 4 kanë ekzekutuar masën e arrestit për shtetasin Julian Alla, 31 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.
Sipas dosjes hetimore, ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës “Bardhyl”. 31-vjeçari dyshohet se ka mbajtur të mbyllur në banesën e tij një 13-vjeçar, duke nisur nga ora 21:00 e datës 23 korrik e deri në orën 00:45 të mesnatës së 24 korrikut.
Pasi familjarët vunë re mungesën dhe situatën, ata janë drejtuar menjëherë në polici për të bërë kallëzim.
I mituri, në prani të prindit të tij dhe të psikologut, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve. Gjatë këtij deklarimi, ai ka treguar se gjatë kohës që ndodhej në banesën e 31-vjeçarit, është ngacmuar seksualisht dhe është prekur në pjesët intime nga i dyshuari.
Pas verifikimeve dhe sigurimit të provave, efektivët e policisë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e 31-vjeçarit në datën 2 gusht.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet e mëtejshme për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

