Lajme Zone
Rritja e çmimit të karburanteve/ Konfindustria: Qeveria të ndërhyjë në 4 drejtime
EkonomiCNA

Rritja e çmimit të karburanteve/ Konfindustria: Qeveria të ndërhyjë në 4 drejtime

Konfindustria shqiptare ka reaguar lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të karburanteve përgjatë 10 ditëve të fudit. Në një qëndrim të publikuar këtë të hënë, Konfindustria e cilëson si një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme rregullatore të qeverisë, ndërsa rendit ehe katër drejtimet ku duhet vepruar. Po ashtu, Konfindustria thekson se ndryshime të tilla të paarsyetuara të çmimeve s

Konfindustria shqiptare ka reaguar lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të karburanteve përgjatë 10 ditëve të fudit.

Në një qëndrim të publikuar këtë të hënë, Konfindustria e cilëson si një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme rregullatore të qeverisë, ndërsa rendit ehe katër drejtimet ku duhet vepruar.

Po ashtu, Konfindustria thekson se ndryshime të tilla të paarsyetuara të çmimeve sjellin goditje shtesë shkatërruese mbi industritë, prodhimin vendas dhe qytetarët.

REAGIMI: Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fortë dhe paarsyetuar e çmimeve të karburanteve në 10 ditëshin e fundit të muajit korrik e në vazhdim, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme rregullatore të qeverisë në 4 drejtime.

Së pari, kërkohet një ulje me të paktën 15% të barrës së taksave mbi karburantet. Sa më sipër duhet të ndikojë në të paktën 20 lekë/litër ulje të çmimeve me pakicë. Italia dhe Gjermania kanë zbatuar menjëherë 15-20% të uljes së taksave të karburanteve me efekt të drejtëpërdrejtë në treg.

Së dyti, kërkohet në të njëjtën kohëringritja e Bordit të Trasparencës me qëllim që ulja e mundshme taksave të përcillet e plotë te qytetarët dhe bizneset dhe jo te operatorët e karburanteve.Tregu i karburanteve në Shqipëri është treg tipik monopol dhe oligopol i pastër.

Së treti, kërkohet nga institucionet kontroll i menjëhershëm i cilësisë së karburanteve, që qarkullojnë në treg. Ka të dhëna që sasi të mëdha të karburantit jashtë standartotEuro 3 janë hedhur në treg me pasoja të rënda për shëndetin, mjedisin, makinat dhe buxhetin e shtetit.

Së katërti, kërkohet ndërhyrja e jashtëzakonshme einstitucioneve shtetërore dhe SPAK për luftën kundër kontrabandës së karburantevee pasoja qindra milionë Euro dëm mbi buxhetin e shtetit.Goditja e autoriteteve të Kosovës ndaj linjave kontrabandë të tranzitittë karburanteve nga Shqipëria, që rezultuan të mbushura me ujë në doganën kosovare,është e dhënë e qartë.

Çmimet me pakicë të naftës në tregun vendor ka kohë që janë në nivelet e 2,15-2,2 euro/litër, ndjeshëm më të larta se shtetet e rajonit dhe mjaft shtete të BE. Sa më sipër sjell goditje shtesë të fortë shkatërruese mbi industritë, prodhimin vendor dhe qytetarët./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.