Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në zonën e njohur si “Qafa e Vidhit” në fshatin Hekal të Mallakastrës.
Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektarësh me shkurre dhe ullishtë.
Mësohet se flakët u afruan edhe pranë banesave, por pa shkaktuar rreziqe të mëdha.
Në vendngjarje kanë mbërritur 6 mjete zjarrfikëse të Ballshit, Patosit, Roskovecit e Albpetrolit, me qëllim neutralizimin e flakëve./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

