Lajme Zone
Edi Rama u jep leksion dasmorëve si kërcehet me tupana
KulturëJOQ Albania

Edi Rama u jep leksion dasmorëve si kërcehet me tupana

Nga Ministria e së Vërtetës.

Nga Ministria e së Vërtetës.

Pasi dasmorët e dogjën me këngën “O Edi Rama, ishalla jep dorëheqjen”, Edi Rama ka vendosur të reagojë në mënyrën e tij, duke u dhënë një kurs special dasmorëve dhe protestuesve për mënyrën si kërcehet siç duhet me tupana.

Në videon e shpërndarë ku shihet duke e djegur me tupana, Rama shprehet se të gjithë ata që marrin pjesë në dasma apo protesta duhet të mësojnë fillimisht ritmin e valles shqiptare, hapin e këmbës dhe si të lëvizin supin, përpara se të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Rama mësohet të ketë thënë gjithashtu: “Me muzikë, valle dhe TIK TOK do më rrëzojnë nga froni këta shqiptarët e grabitur prej mbi 13 vitesh nga unë?”