Rreth 300 pacientë me sëmundje tumorale në qarkun e Korçës do të mund ta marrin trajtimin me kimioterapi pranë vendbanimit të tyre, pas rikualifikimit të njësisë së kimioterapisë ditore në Spitalin Rajonal të Korçës. Njësia është rikonstruktuar dhe pajisur sipas standardeve bashkëkohore, duke krijuar kushte të reja për administrimin e trajtimeve onkologjike. LEXO edhe...Vrasja e 20-vjeçarit Joan Zuko, Gjykata e Korçës cakton arrest me burg për Kristjan Sterjon! Autori shpreh pendesë: S'doja ta vrisja (VIDEO) Gjatë vizitës në ambientet e reja, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, tha se synimi është që pacientët të mos detyrohen më të udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë trajtimin. “Nuk mund të flasim për një sistem shëndetësor cilësor nëse një pacient me kancer duhet të udhëtojë qindra kilometra për të marrë trajtimin që i nevojitet. Objektivi ynë është që shërbimi të shkojë pranë pacientit dhe jo pacienti të udhëtojë për shërbimin. Korça është një hap konkret në këtë drejtim: standarde më të mira, kushte më të sigurta dhe kujdes më pranë qytetarëve”, u shpreh Sala. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, investimi është realizuar në bashkëpunim me shoqatën amerikane Albania Fighting Cancer. Korça është pjesë e planit për forcimin e shërbimeve onkologjike në vend. Ministria bën të ditur se po vijon modernizimin edhe të 8 pikave të tjera rajonale të kimioterapisë, me synimin që pacientët të marrin trajtim cilësor sa më pranë vendbanimit. Sala tha se kjo qasje do të mbështetet edhe nga Rrjeti Kombëtar i Onkologjisë dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve, për të garantuar standarde të njëjta të kujdesit në të gjithë vendin. "Ne po ndërtojmë një sistem ku nuk ka rëndësi nëse pacienti jeton në Korçë, Shkodër, Vlorë apo Tiranë. Standardi i kujdesit duhet të jetë i njëjtë. Instituti Kombëtar i Tumoreve dhe Rrjeti Kombëtar i Onkologjisë do të na mundësojnë pikërisht këtë: një sistem të integruar, ku ekspertiza, protokollet dhe teknologjia lidhen me njëra-tjetrën dhe ku pacienti është në qendër të çdo vendimmarrjeje" shpjegoi ajo. Ndërkohë, Spitali Rajonal i Korçës po forcon edhe kapacitetet diagnostikuese. Shërbimi i radiologjisë është pajisur me teknologji moderne, ndërsa së shpejti pritet të instalohet edhe sistemi RIS/PACS për menaxhimin dhe shkëmbimin më efikas të informacionit radiologjik. Sipas autoriteteve vijon puna për modernizimin e 8 pikave të tjera rajonale të kimioterapisë, në kuadër të forcimit dhe standardizimit të shërbimeve onkologjike në të gjithë vendin. Më herët, shërbimi i kimioterapisë u vu në funksion edhe në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti kanë marrë trajtim 156 pacientë me sëmundje tumorale. U.D/ReportTv.al Evis Sala kimioterapi kancer Korce spitali rajonal korçe Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.1% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 3120 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

