Lajme Zone
300 mijë pasagjerë në 10 ditë/ Ja kur përfundojnë punimet për zgjerimin e aeroportit të Tiranës
EkonomiCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

300 mijë pasagjerë në 10 ditë/ Ja kur përfundojnë punimet për zgjerimin e aeroportit të Tiranës

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka bërë me dije se ja...

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka bërë me dije se janë shënuar shifra rekord pasagjerësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Rama thekson se vetëm në 10 ditët e para të muajit nëntor kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë.

Po ashtu kryeministri nënvizon se punimet për zgjerimin e aeroportit vijojnë. Sipas tij, punimet priten të përfjnë në 27 nëntor. “MIRËMËNGJES dhe me shifrat rekord të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks edhe më të madh udhëtarësh, vijojnë gjatë natës dhe pritet të përfjnë më 27 nëntor, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.