Lajme Zone
3 vite në detyrë pa licensë: Si u punësua psikologia në Vlorë dhe kush mban përgjegjësi?
PolitikëSyri

3 vite në detyrë pa licensë: Si u punësua psikologia në Vlorë dhe kush mban përgjegjësi?

Portali “Mjekë për Shqipërinë është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë, i cili, i krijon mundësi mjekëve të licensuar, për t’u punësuar me transparencë dhe meritokraci në shërbimin shëndetësor publik.

Portali “Mjekë për Shqipërinë është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë, i cili, i krijon mundësi mjekëve të licensuar, për t’u punësuar me transparencë dhe meritokraci në shërbimin shëndetësor publik. Por sa realisht funksionon ky instrument I cili do duhej të garantonte meritokracinë si kundër pretendon? Këtë do t’iua shpjegojmë hap pas hapi.Lexo edhe: Ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot Çdo mjek i licensuar mund të aplikojë për vendet e lira të punës, të cilat shpallen në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa procedurat ndiqen nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor. Po sa korrekte dhe të ligjshme janë këto procedura? Këtë na e demonstron më së miri rasti i kësajzonje që quhet Amarilda Ademi Shkalla, e cila aktualisht mban pozicionin si psikologe pranë Qëndrës Shëndetësore Vorë. Sipas Operatorit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor Tiranë, më datë 16.01.2023, në kohën kur drejtor i këtij institucioni ishte Markens Shllaku, Znj Ademi është shpallur fituese në platformën elektronike “Mjekë për Shqipërinë” në pozicionin “Psikolog”, dhe më pas i është lidhur kontratë definitive me qëndrën shëndetësore Vorë. Ky emërim definitiv, firmoset nga drejtoresha së QSHVorë Shkëndije Gruda më datë 24.04.2023. Deri këtu gjithcka është brenda rregullave. Një e re e cila ka aplikuar në një portal për të siguruar një vend pune dhe sipas kritereve të përcaktuara është pranuar. Por në realitet gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa duken. Kjo zonjë e cila ka pranuar të intervistohet në anonimat, është përsoni i parë që ka kuptuar parregullsinë e emërimit të psikologes së re. Me rinovimin e kontratës së vitit të ri, konstatoj që psikologia ishte pa licensë. Për të mbrojtur veten time I bëj një shkresë me shkrim drejtoreshës, dhe I them kam konstatuar se Amarilda Ademi është pa licensë dhe nuk mund ta ushtrojë profesionin e psikologut. Dhe nuk më kthen pergjigje mua dhe ja con drejtorisë Rajonale. )))) Nëpërmjet kësaj shkrese e cila mban datën 06.03.2024, ku QSH Vorë kërkon një udhëzim se si të procedojnë mbi vazhdimësine e kontratës së znj. Ademi deri në pajisjen e saj me lejen e ushtrimit të profesionit. Por a janë dakord drejtuesit e drejtorisë rajonale me këtë shkresë? Me sa duket jo. Ndërkohë, disa ditë pas këtij takimi, operatori i kujdesit shëndetësor, dërgon këtë shkresë zyrtare, në të cilën thuhet se znj Amarilda Ademi psikologe pranë qëndrës suaj është emëruar me anë të thirrjes në portalin mjekë për shqipërinë” për hapjen e aplikimeve për punësimin e psikologeve në QSH Vorë në tetor 2022. Procedura është kryer në zbatim të udhëzimit nr 571 dt 07.10.2022 “Për procedurat e rekrutimit të punonjësve Psikologe/Punonjës Social në Strukturat Publike Shëndetësore të MSHSH dhe komisioni I vlerësimit ka vlerësuar dosjet e aplikantëvë sipas këtij udhëzimi. Por sipas udhëzimit për procedurat e rekrutimit të punonjësve social dhe psikologëve në strukturat publike shëndetësore, në pikën 4f, përvecc dokumentave të tjera plotësuese, kerkohet si kriter edhe leja e ushtrimit të profesionit, Dokument që, kandidatja për vendin e punës nuk e kishte. Prandaj, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore të Vorës, mhet të rezistojë ndaj kësaj pal;igjshmërie, duke nxjerrënjë urdhër të brendshëm ku urdhëron pezullimin e përkohëshëm në punë të psikologes Amarilda Shkalla Ademi, deri në dorëzimin e dokumentacionit të licensës profesionale. Por përtej këtyre veprimeve të drejtoreshës, për të qenë sa më korrekt me ligjin, shigjetat e hakmarrjes me sa duket u drejtuan tek juristja që kishte denoncvuar rastin. Një frymë që jo vetëm e detyron të japë dorëheqjen, por edhe të largohet përfundimisht nga shqipëria për shkak të mosbërjes palë me abuzimin. Ndaj në këtë kushte lind pyetja si është punësuar kjo psikologe, pa pasur lejen e ushtrimit të profesionit ? Për këtë shkojmë të takojmë nga afër psikologen. Kjo e fundit për Piranjat thotë se nuk mund të japë informacion për vitin e licensimit të saj. Sipas urdhërit të psikologut në shqipëri thuhet seznj Amarilda Ademi është licensuar më datë 19 janar 2026. Plot tre vite nga fillimi i punës. Ademi justifikohet se licensa nuk ka qënë kriter në kohën e aplikimit pork jo është e pavërtetë sepse Znj Amarilda ka aplikuar në 2023, ndërkohë që udhëzimi nga ministria e shëndetëisë dhe mbrojtes sociale3 ka hyrë në fuqi një vit më herët, më 2022. Ndërkohë, teksa jemi në këtë diskutim, aty shfaqet edhe drejtoresha e këtij institucioni Shkendije Gruda, që në një fare menyre ka përgjegjesitë e veta përsa I përket mbajtjes në punë të Zonjës Amarilda pa licensë. Kjo e fundit nuk na jep nje përgjigje duke na udhëzuar të bëjmë kerkesë për informacion. Meqënse drejtoresha nuk na dha asnjë përgjigje, duke patyur hallin më të madh se si ne kemi hyrë në institucion, shkojmë të takojmë ish drejtorinë e drejtorisë rajonale të operatorit Lorenc Hashorva I cili është personi që ka pasur dijeni për këtë parregullsi . Zoti Hashorva e hedh të gjithë fajin tek QSH Vorë, e cila sipas tij ka patur kompetencën për të bërë këtë emërim, që më pas doli se ishte i paligjshëm. Sikunder thamë, Znj Amarilda Ademi është emëruarmë dt 16 janar 2023 dhe shpallja fituese esaj në portal ështëbërë nga drejtori I komanduar Markens Shllaku, i cili nëpërmjet një mesazhi mhet të sqarojë pozicionin e tij lidhur me skandalin. Në lidhje me rastin që ju keni cituar në voice, t’iu them të drejtën kanë kaluar shumë vite dhe nuk më kujtohet. Z Shllaku nuk I kujtohet shpalllja fituese e zonjës por I kujtohet fare mirë udhezimi, pasi na e vë në dispozicion. Por sa i përket procedurave të rekrutimit dhe punësimit nëpërmjet platformës elektronike“Mjekë për Shqipërinë – ndërfaqja Psikolog”, si komision kemi zbatuar udhëzimin Nr. 571 datë 07.10.2022 “Për procedurat e rekrutimit të punonjësve psikologë/ punonjës social në strukturat publike shëndetësore”. Pra njejtë si psikologia, ish drejtori Hashorva edhe ish drejtori Shllaku topin e pergjegjësisë e hedhin tek drejtoresha e qëndrës shëndetësore vorë, si punëdhënesja e zonjës Amarilda Ademi, e cila ka refuzuar të japë një përgjigje shterruese për emërimin e paligjshëm të psikologes... Ngjan me një trekëndësh në të cilin secila palë e përfshirë ndjehet e papërfshirë, por sidoqoftë fakti është një dhe i vetëm. Ligji është shkelur me të dy këmbët, dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjesi.